Nard Ndoka: Topalli pasi ka ngrënë të tjerët në PD, do edhe kokën e kryetarit

Sot ka plasur në PD. Pakënaqësitë e listave dhe të mënyrës se drejtimit të PD kanë sjellë reagimin e ashpër të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit. Ata deklaruan hapur se Basha po luan lojën e Edi Ramës dhe se duhet shkarkuar. Bile kanë filluar mbledhjen e firmave të Keshillit Kombëtar. Grupi antiBasha, ku futën edhe Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, etj janë mbledhur sot dhe kanë biseduar se si të rrëzojnë kryetarin e PD-së, pasi ka tjetërsuar PD në një parti interesash familjare dhe biznesi.  Në darkë ka reaguar vetë Lulzim Basha ku thotë se ka bërë gjenë e duhur dhe se duhen qarkulluar elitat politike. Nuk ka vonuar dhe ka reaguar edhe aleati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, Nard Ndoka.

“Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të ‘kafshojnë’ kryetarin e tyre!”, shkruan Nard Ndoka në një postim në Facebook.

Përplasja nga sot është bërë publike dhe nuk ndalon kollaj. Por Berisha akoma nuk po flet. Seç fshihet pas heshtjes se tij…

 

SHKARKO APP