NASA njofton: Këtë të shtunë tre asteroidë afër Tokës, por pa probleme
NASA njofton se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroidë do të kalojnë fare pranë Tokës brenda pak orësh.
I pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18. Ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.
I dyti, 2018 VR1, do të kalojë vetëm 16 minuta më pas. Ndërsa i treti do të kalojë pas katër orësh.
Megjithatë, NASA garanton që asteroidët do të jenë në distancë të sigurt nga Toka. Por kishte kohë që asteroidë nuk vinin kaq afër Tokës.