NASA projekton anijet e reja kozmike për të nisur njërëzit në hapësirë

NASA ka treguar për projektet e reja, të cilat kanë për qëllim që t’i dërgojnë njerëzit larg në hapësirë.

Shumica e projekteve janë transportues që duken sikur janë nxjerrë nga filmat fantazi-shkencë. Këto pajisje, që janë projektuar në forma dhe mënyra të ndryshme, do të kenë për qëllim që t’u japin njerëzve mundësinë për të fluturuar më shpejtë dhe më larg në hapësirë, transmeton Gazeta Express.

 Inxhinierët e NASA-së janë duke projektuar gjithashtu një anije kozmike e cila do të mund të qëndrojë në hapësirë për muaj të tërë.

Një grup i ndarë i inxhinierëve janë duke punuar në një parashutë të bërë nga plazma, e cila do të mund të ‘ngujohet’ në fushë magnetike për t’i ndihmuar sondat që të kthehen në mënyrë të sigurt në Tokë.

SHKARKO APP