NATO mbledh 300 mijë trupa në kufi me Rusinë. Frikë në kufijtë e Europës

NATO është duke u përgatitur me një forcë ushtarake deri në 300 mijë trupa në përgjigje të tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Rusisë. Referuar një artikulli të britanikes “Daily Express”, thuhet se NATO është angazhuar ndaj një lufte. Po cila është Lufta? Kundër kujt?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet aleate kanë qindra e mijëra trupa në gjendje gatishmërie kjo një përpjekje për të penguar një kërcënim në rritje nga Moska.

NATO ka shkurtuar buxhetin e mbrojtjes dhe investimeve ushtarake që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, ndërsa Rusia është duke forcuar kapacitetet e saja ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa çdo vit.

Stoltenberg tha: “Ne kemi parë Rusinë të jetë shumë më aktive në mënyra të ndryshme. Ne kemi parë një agresion rus. Ka një ushtri të konsiderueshme të ndërtuar gjatë viteve; ku ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2000 në terma realë; zhvillimin e aftësive të reja ushtarake për përdorimin e forcës ushtarake kundër fqinjëve.

Ai i tha për gazetën amerikane “Times” se “Ne kemi parë Rusinë që përdor propagandë në Europë në mesin e aleatëve të NATO-s dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja është përgjigjur. Ne po i përgjigjemi me përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.

Javën e kaluar Moska ka pasur si qëllim armiqësimin me NATO-n, thanë zyrtarë të NATO-s duke dërguar qindra paratrupa në një bazë ajrore serbe, pavarësisht se NATO ka një bazë të ushtrisë në raste fatkeqësish e ky kamp ndodhet në Mal të Zi.

Igor Sutyagin, një ekspert në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore për Mbrojtje dhe Studime të Sigurisë, tha: “Rusia dëshiron të tregojë se mund të frikësojnë NATO-n … dhe NATO thotë se ” Në qoftë se ju do ti tregoni dhembët, ne do të jemi atje”.

Rusia ka forcuar sistemin ushtarak, duke prodhuar mjete lufte shumë të sofistikuara, ndërkohë që vetëm SHBA në gjirin e Aleancës po bën përpjekje në fushën e teknologjisë ushtarake, në përgjigje të palës ruse. Rusia ka vendosur një paqe dhe marrëdhënie kohet e fundit me Turqinë, anëtare e NATO-s dhe që ka një ndër ushtritë me të mëdha në botë.

Në rast të konflikti të hapur mes NATO-s dhe Rusisë shtetet e para europiane që gëlltiten nga Rusia janë: Litonia, Lituania, Estonia, Ukrahina, Moldavia, etj. Ndaj NATO po përqëndron trupa shtesë në këto shtete, anëtare te BE dhe të NATO-s.

Rusia ka aleatë potencialë Kinën, Korenë e Veriut, mundet dhe Indinë si asnjënase. SHBA momentalisht është në dilemën e zgjedhjes së Presidentit dhe varet kush fiton për të parë se si do të jenë raportet NATO-Rusi.

political-map-of-europe

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

Rusia do Trumpin si president

Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.

Litauen Graffiti von Putin und Trump (Getty Images/AFP/P. Malukas)

Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”

Russland Wladimir Putin in Sotschi ((c) picture-alliance/dpa/M. Metzel)Putini në konferencën “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi

Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.

Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës

Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.

George W. Bush und Wladimir Putin auf Bushs Sommerresidenz (AP)Putini për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, korrik 2007

Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve.

Autor: Juri Rescheto (Radio “DW”)

Ç’po bën NATO?

Anëtarët e NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania, të cilët ndjehen të kërcënuar gjithnjë nga Moska, tani janë duke kërkuar me forcë të shpejtë vendosjen e trupave. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha për Times këtë javë: “Ne kemi parë edhe Rusinë të përdorë propagandën në Evropë në mes të aleatëve të NATO-s dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja është përgjigjur. Ne po i përgjigjemi me forcën më të madhe të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Ne kemi parë Rusinë që ka qenë shumë më aktive në mënyra të ndryshme. Ne kemi parë një Rusi më agresive që ndjek një politikë ushtarake të konsiderueshme të ndërtuar gjatë shumë viteve. Ajo ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2000 në terma realë; ka zhvilluar aftësitë e reja ushtarake; ka ushtruar forcat e saj edhe për përdorimin e forcës ushtarake kundër fqinjëve “, – shtoi zoti Stoltenberg, citon lapsi.al.

12

Përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë për NATO-n, Sir Adam Thomson, tha për Times se aktualisht NATO do të marrë 6 muaj për të vendosur një forcë prej 300 mijë forcash. Në fundjavë zyrtarët britanikë të inteligjencës ushtarake kanë lëshuar një paralajmërim në lidhje me një “super-tank” të ri rus që pretendohet të jetë shumë më superior ndaj çdo gjëje që është në dispozicion të NATO-s.

Zyrtarët besojnë se tanku i ri rus është “revolucionar”. Rusët e treguan tankun e tyre të ri në paradën e Ditës së Majit.

Ekspertët e inteligjencës besojnë se tanku i ri rus ka një profil më të ulët se forcat e blinduara të rënda perëndimore, është më i shpejtë dhe më i lehtë. Ai ka aftësinë për të vetë-ngarkesës së municionit të tij. Ai gjithashtu ka aftësinë për t’i mbijetuar zjarrit të raketave anti-tank.

6

“Armata” është i pari tank krejtësisht i ri rus që nga futja e T-72 në vitin 1973 dhe do të jetë vendimtar për ndonjë ofensivë ushtarake ruse. Ekuipazhi në 3 ushtarë është më i vogël se shumica e tankeve të NATO-s të cilët zakonisht kanë 4 persona në bord.

Zinxhirët  janë bërë prej çeliku, qeramikë dhe materiale të përbërë. Ai është i mbrojtur edhe nga forca të blinduara shpërthyese reaktive.

Predhat 125mm janë ngarkesa kryesore e këtij tanku. Raketat kanë një reze rreth 5 milje.

5

Presidenti rus Vladimir Putin tha së fundmi se: “E vërteta është se Rusia nuk do të sulmojë askënd, kjo është qesharake. Ne nuk duam dominimin e botës apo zgjerim apo konfrontim me askënd”.

Siguria e Putinit erdhi pasi Rusia nisi një nëndetëse të re e cila do të vendoset në Detin e Zi.

Muajin e kaluar Putin urdhëroi vendosjen e aeroplanmbajtëses në Mesdhe për të vazhduar luftën e tij në mbështetje të Bashar Al-Assad.

SHKARKO APP