Natyre: “Alienët po tentojnë të na dërgojnë mesazhe të kodifikuara”
Një breshëri valësh të radios që udhëtojnë nëpër univers në vetëm disa milisekonda para se të zhduken plotësisht janë shfaqur dhe detektuar.
Astronomët për herë të parë kanë arritur që t’i detekojnë këto breshëri të shkurtër të valëve të radios, në mënyrë të përsëritur që vinin nga i njëjti vend përtej galaktikës sonë. Burimi i këtyre valëve të shpejta të radios ka habitur shkencëtarët, prej se ishin zbuluar për herë të parë më 2007, transmeton Gazeta Express. Gjetjet më të fundit kanë bërë që shkencëtarët të arrijnë afër identifikimit të këtyre sinjaleve misterioze.
Sipas shkencëtarëve, këto valë duket se vijnë nga një objekt “shumë i fuqishëm” i cili duket se prodhon valë të shumëfishta në vetëm një minutë. Shkencëtarët mendojnë se këto valë mund të jenë duke ardhur si pasojë e një ylli i cili mund të jetë duke hyrë në vrimë të zezë.
Megjithatë, zbulimi më i ri i publikuar në gazetën Nature, sugjeron se disa valë të shpejta të radios mund të kenë një origjinë tjetër – aliene. Pra vijnë nga botë të tjera intelegjente në Univers.Shumë shkencetarë janë të mendimit se ka qënie intelegjente në planete të tjera, të cilët kanë vizituar Tokën kur ajo ishte në nivele të ulët të teknologjisë.
Këto sinjale po përkthehen nga institute të specializuara të shkencës.