Ndahet grupi “Blushi”. Deputeti Kopliku: Rama po qeveris mirë
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku, parti e cila po kalon një përplasje brenda saj për mungesën e zgjedhjeve në parti për kryetarin, tregon se nuk është pjesë e atij grupi të krijuar së fundmi në PS për të mbështetur Blushin, por për të respektuar statutin. Ai nuk del kundër PS-së.
Një prej deputetëve, pjesë e kësaj lëvizje të quajtur “Lëvizja për Demokraci”, tregon se arsyeja e vetme e krijimit të saj është pikërisht për të kërkuar ato të drejta që parashikon edhe statuti i partisë, respektimin e tij pikë më pikë. Ai hedh poshtë zërat se është kundër partisë dhe mbështet kandidatin për drejtimin e saj, Ben Blushin.
“ Unë nuk jam kundër partisë apo mënyrës se si po qeveris koalicioni jonë. Deputeti Blushi është një koleg shumë i mirë i imi dhe i grupit parlamentar, por ne nuk jemi grupi ‘Blushi’. Ndahem me të sa i përket kritikave që i bën qeverisë, pasi mua më rezulton se koalicion po qeverisë shumë mirë”, thotë ai për mediat.
Kthesë e papritur tek pjestarët e këtij grupimi apo bindje e tij personale e deputetit shkodran se statuti nuk po zbatohet , kurse qeverisja ecën mirë, kjo mbetet për tu parë. Edhe një javë derisa kongresi do të votojë platformën Rama apo Blushi, ndonëse duket se Rama e ka të fituar duelin në parti. Në publik cili mbetet fitues duhet kohë të ketë sondazh real.