Ndahet nga jeta ish-kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, Agim Nezaj

Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare ish-kryeredaktori i gazetës “Koha Jone” analisti dhe pedagogu Agim Nezaj.
Ai ka ndërruar jetë në New York, pas një sëmundjeje të rëndë.

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.

Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “ Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Dashuria e madhe për natyrën, vihet re në profilin e tij në Facebook, ku dominojnë fotografi nga natyra e bukur shqiptare, kryesisht nga Tropoja, vendlindja e tij.

Agim Nezaj ishte kryeredaktor i “Koha Jone” nga Nentor 2013- shtator 2014.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cv1WIrs8NQE” width=”560″ height=”315″]

Redaksia e gazetës “Koha Jone” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij për humbjen e parakohshme të njeriut të afërt të saj, kurse media humbi  një profesionist të fjalës së lirë.

http://www.kohajone.com/2016/05/17/mal-berisha-rrefen-mesazhin-e-fundit-te-agim-nezajt-mik-i-dashur-nuk-kam-qene-mire/

http://www.kohajone.com/2016/05/17/komunikimi-i-fundit-me-agim-nezajn/

http://www.kohajone.com/2016/05/17/presidenti-nishani-shpreh-ngushellimet-per-ndarjen-nga-jeta-te-gazetarit-te-njohur-agim-nezaj/

SHKARKO APP