Ndërkombëtarët japin alarmin: Dialog urgjent për të kapërcyer krizën politike

Pak orë para protestës së madhe të opozitës selitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë u kanë bërë thirrje palëve që të ulen në dialog urgjente, me qëllim shmangien e krizës së rëndë politike.

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, në një deklaratën e saj ka përsëritur qëndrimin për të shmangur aktet e dhunës dhe që tubimet të jenë paqësore. Por ajo që bie në sy në deklaratën e sotme, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të zyrës së BE në Tiranë, është thirrja për një dialog urgjent mes palëve.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”,- thuhet në deklaratën e BE.

E njëjta thirrje u është bërë palëve dhe nga Ambasada Britanike në Tiranë, e cila thekson nevojën urgjente për që palët të ulen në dialog duke shmangur krizën politike.

Deklaratë e zyrës së delegacionit të BE në Tiranë për protestën:

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Deklarata e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë

Lexoni edhe…

SHKARKO APP