Digjen në katin e 23-të në krahët e njeri-tjetrit, ndërkohë që flisnin me prindërit

E tmerrshme ajo që ka ndodhur në Angli. Një çift të rinjsh kanë humbur jetën mes flakëve në kullën Grenfell, pasi ndërtesa 24-katëshe në Londër u përpi nga zjarri. Mediat angleze japin rastin e këtyre të rinjve që ndërsa po flisnin me familjet e tyre, po digjeshin dhe ikën nga kjo botë duke përqafuar njeri tjetrin. Dy të rinjtë u telefonuan  familjeve të tyre në Itali, për t’i përshëndetur për herë të fundit, shkruan  gazeta britanike “The Sun”.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi kaluan momentet e tyre të fundit duke u treguar prindërve sa shumë i donin, duke qarë ndërkohë që nuk kishin asnjë shans shpëtimi nga tymi dhe flakët. Gloria i telefonoi  nënës duke i pëshpëritur: “Faleminderit mama për atë që ke bërë për mua”.

Marco përpiqej me guxim ta qetësonte, ndërkohë që të dashuruarit u thanë ndanë përfundimisht nga familjeve të tyre të dëshpëruara, duke u thënë se mund të shihnin flakët që po afroheshin nga shkallët.

Dy arkitektët jetonin në katin e 23 dhe shpëtimi i tyre ishte pothuajse i pamundur, pasi zjarri shpërtheu në katin e katërt për te përpirë më pas të gjithë kullën.

Të dashuruarit u zhvendosën nga Italia në Londër vetëm tre muaj më parë për të gjetur punë.

Gloria thirri familjen e saj në orën 3 të mëngjesit duke thënë se një zjarr i madh kishte shpërthyer në të gjithë kullën dhe se ajo dhe të fejuarin e saj po prisnin ndihmë. Por ajo nuk erdhi kurrë dhe kufomat e dy të rinjve u gjetën në krahët e njëri-tjetrit.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve.  Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja. Një tjetër banore,  e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyre. Dy të tjerët u dogjën të gjallë mes flakëve. Zjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.

“Daily Mail” publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga ballkone e dritare duke u perpjekur te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri. Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e personave  të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët.

Historia e çiftit të dashuruar që fliste me familjet e tyre para se të digjeshin është bërë kryelajm në Britani.

“Faleminderit mama për atë që ke bërë për mua”- janë  fjalët e Glorias me prindërit kur po shikonte flakët se si po kapërcenin shkallët e katit të 23-të.

SHKARKO APP