Ndizet derbi Partizani-Tirana, tifozat pushtojnë rrugët e Tiranës
Partizani në krye të kampionatit dhe Tirana nga fundi do ndeshen sonte në stadiumin e ri të Tiranës.
Tifozët e Tiranës janë mbledhur në qendër të qytetit nga ku do të bëhet edhe nisja për në stadiumin “Air Albania”. Tirana përballet sot me Partizanin, në derbin më të fortë të Shqipërisë.
Klubi i Partizanit që është dhe organizator i takimit, ka bërë të ditur se ka një fluks të jashtëzakonshëm për sfidën që starton sot në mbrëmje në orën 19:00.
Janë shitur thuajse 80% e vendeve të “Air Albania Stadium”, ose e përkthyer ndryshe në 17 mijë e 500 vende! Partizani ka mbyllur një tribunë anësore për shkaqe sigurie, çka zvogëlon kapacitetin e impiantit.
Biletat e mbetura mund të sigurohen edhe përgjatë ditës së sotme deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF si edhe pranë dyqanit të sponsori Teknik të skuadrës së Partizanit.