Ndizet fushata në Tiranë. Manastirliu takime me banorët, Binaj takim me kordinatorët

Ogerta Manastirliu e PS vazhdon takimet me qytetarët në bllok e lagje, ndërsa kandidati i opozitës Florjan Binaj mblodhi kordinatorët për nisjen e fushatës.

“Në takime e biseda me banorë dhe sipërmarrës të Njësisë 14, folëm për projektet që kemi për zhvillimin e zonës dhe planin tonë #Tirana2030, që synon të zhvillojë çdo lagje, me shkolla, çerdhe, hapësira publike, transport efikas dhe mundësi të reja për çdo komunitet”- shkruan Ogerta Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ajo ishte pak me parë në Astir, për të folur me banorët për planin tonë #Tirana2030, për një qytet që kujdeset, një qytet që garanton për fëmijët dhe familjet shërbime afër vendbanimit, nga qendra në periferi, me çerdhe, kopshte, shkolla në çdo lagje të Tiranës, ashtu siç po ndërtohet shkolla e re për komunitetin e kësaj zone.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?