Ndodh për herë të parë/Lu do kontrollojë mbledhjen e grupit të PD

Nuk ishte dëgjuar asnjëherë që një ambasador i huaj, sado mik të jetë, të hyjë në mbledhje grupimi politik parlamentar për të mbajtur shënim se cili deputet do të votojë kështu apo ashtu. Paralajmërimet e forta të ambasadorit amerikan në Tiranë për miratimin e reformës në drejtësi, duket se kanë vënë në lëvizje klasën politike.

Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë të premten Grupin e saj parlamentar për të diskutuar pikërisht për këtë çështje. E veçanta e kësaj mbledhje është fakti se të pranishëm do të jenë edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Mbledhja është parashikuar për të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së premte.

Natyrisht që me zor nuk mund të hyjnë ambasadorët, por përsëri krijon një shije presioni të hapur i ndërkombëtarëve, pavarësisht se me këtë nivel deputetësh të cilët janë të përzier në krime, trafiqe etj, çdo presion bën punë. Ambasadori Lu i njeh mirë deputetët, pasi për sejcilin ka dosje, kështu që të gjithë do rrijnë sus sapo të hyjë Donald Lu në sallën e grupit parlamentar, sallë e cila është vetëm për mbledhjet e mbyllura të deputetëve demokratë.

Fakti që Donald Lu shkon edhe në mbledhjen e mbyllur të një grupi parlamenar tregon se duan urgjent mbylljen e reformës para sezonit veror që në fund të vitit të fillojë stina e arrestimeve VIP. Duket se dhe në rradhët e grupit të PD-së paska emra në listën VIP !

SHKARKO APP