Ndoka: Lidershipi i PD nuk e ka të qartë realitetin në bazën demokrate, Berisha si UFO!

Nard Ndoka, kryetar i PDK, thotë se Berisha nuk e ka të qartë realitetin në terren, pra në bazën e PD, ku ka mosbesim, shkurajim.

“Me këtë Kod Zgjedhor, e djathta nuk mund të fitojë më. Për fat të keq, edhe sot PD-ja nuk e artikulon këtë realitet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që t’i përgjigjet realitetit, por hyn në pazare me PS. Prapë do ja fus Rama, këtyre të PD. E dyta, sot PD-ja mblodhi Këshillin Kombëtar pas 6 muajsh. Këshilli duhej mbledhur para se të niste Parlamenti”, tha fillimisht Ndoka. Duhej analizë pse po vazhdon humbje pas humbje, si mund të dilet nga kjo krizë identiteti e PD.

Me tej ai shton se “Opozita duhet të ngrinte aksionin e vet politik. U hap një gropë mosbesimi mes militantëve dhe drejtuesve. Ky boshllëk zgjati shumë, 6 muaj. Qytetarët sot e kanë humbur shpresën te opozita dhe fatkeqësisht, lidershipi i PD-së nuk e ka të qartë realitetin në terren. Këto flasin si UFO. Akoma e kanë mendjen te “fshesa” te partia. Nuk e kuptojnë që me fshesën po i del dyshemeja partisë sepse nuk kanë çfarë fshijnë më. Duhej krijuar një frymë me prurje të reja, me hapje të partisë, me vizion…”, shtoi Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shton se PD-ja nuk duhet të nxjerrë “grupe armiqsore”, se po i firojnë njerëzit, por të bëjë ndryshime, të fus njerëz të rinjë, personalite kombëtare të fushave të ndryshme, që vitalizojë opozitën përballë një qeverisje e cila është kalbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse PD do kishte lidership të besueshëm në popull me kaq skandale qeveritare do të ishte rrëzuar kryeministri Rama.

Në fund Ndoka ritheksoi se “këta” (nënkupto lidershipin e Selisë Blu) janë UFO! Janë shkëputur nga baza demokrate, nuk e dijnë se çfarë mendon demokrati i thjeshtë. Shkojnë në parlament e flasin dhe kaq. Marrin rrogën dhe kaq!

UFO!- tha Ndoka për lidershipin e PD.

Dhe realisht ashtu është, UFO!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?