Ndryshime në DASH për Europën
Departamenti Amerikan i Shtetit ka pësuar ndryshime sa i takon përfaqësimit diplomatik në Europë.
Pak ditë më parë DASH, emëroi Wess Mitchell si Asistent Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë (në vend të Victoria Neuland) dhe Jonathan Moore, Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.
Jonathan Moore zëvendëson në këtë detyrë Hoyt Brian Yee. Diplomati Yee ka qenë mjaft aktiv në Ballkanin Perendimor.
Këto ndryshme të në stafin drejtues të DASH për Europën pritet të pasqyrojnë një tjetër qasje të SHBA ndaj zhvillimeve në rajon, por dhe në vende specifike.
Me sa duket, ndaj ka ndryshuar edhe ambasadori Donald Lu në raport me qeverinë “Rama” në Tiranë.