Në Çeki 15 të vrarë, 11 të plagosur nga të shtënat në masë

-Zëri i Amerikës-

15 persona mbetën të vrarë dhe 9 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave në masë në universitetin e Pragës, njoftuan autoritetet vendase.

Mes viktimave është edhe autori i të shtënave, i cili u eleminua nga policia.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës tre të pasdites me orën lokale. Policia tha se ka evakuar të gjithë godinën e universitetit.

Ende nuk dihen motivet e sulmit.

Kryeministri Petr Fiala ndërpreu një udhëtim në lindje të vendit dhe u nis meneherë për në Pragë, siç njoftoi në plaftormën X.

Në Republikën Ceke rastet e të shtënave në masë janë në rralla.

SHKARKO APP