Në darkë, surpriza e madhe e protestuesve për Ramën

Opozita ka thirrur sot qytetarët në një protestë që drejtuesit e saj e kanë quajtur vendimtare për të betejën politike kundër qeverisë “Rama”. Tubimi do të nis në orën 18:30 dhe zyrtarisht nuk ka një skenar publik të qartë për mënyrë sesi do të zhvillohet manifestimi. Burime nga kampi opozitar bëjnë me dije se protesta do të këtë surpriza për kreun e qeverisë Edi Rama, por pa detajuar se për çfarë surprizash bëhet fjalë.

Në zhvillimet e ditës së stome bie në sy orari i protestës. Drejtuesit e opozitës kanë kërkuar leje në Policinë e Tiranës që tubimi të vazhdojë deri pas mesnate. Ndërkohë nga drejtuesit e policisë u është dhënë leje vetëm për dy orë. Pra, nga 18:30 deri në 20:30. Pavarësisht vendimit të policisë, kërkesa e lejes te Drejtoria e Tiranës është një akt formal, pasi zhvillimi i protestave është një e drejtë kushtetuese për të cilën nuk mund të pyetet policia. Ndaj dhe tubimi i sotëm nuk do të varet nga orari që ka përcaktuar policia, por nga vendimmarrja e qytetarëve.

Fakti që opozita ka kërkuar leje deri pas mesnate tregon se mbrëmjen e sotme në Tiranë do të ketë një protestë madhështore, gjatë së cilës nuk do të mungojnë mesazhet për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të opozitës që kërkojnë një tubim pa tensione, duket se janë vet qytetarët ata që deklarohen për një reagim më të ashpër ndaj qeverisë “Rama”.

Një arsye më shumë që ka krijuar irritim te qytetarë që sot janë nisur në protestë është dhe sjellja e policisë. Në Berat, Fier, Shijak dhe Durrës, policia ka ndaluar disa protestues pa asnjë argument ligjor duke tentuar të pengojë pjesëmarrjen masive. Qëndrime të tilla të forcave të rendit, mesa duket me urdhër politik nga mazhoranca, vetëm sa tensionojnë situatën pak para protestës së madhe të opozitës.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se data 11 maj do jetë dita vendimtare për largimin e kryeministrit.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP