Në Durrës u kapën 2 milion euro apo pas 10 orësh numërimi dolën 495 mijë euro!?

Në fillim nga policia u tha se mbrëmjen e së shtunës që në portin e Durrësit autoritetet kishin kapur një shumë të madhe parash të pa deklaruara.

Në njoftimin e policisë të shpërndarë për mediat në mbrëmje u tha se autoritetet kishin sekuestruar gjithsej 498850 euro dhe kishin arrestuar drejtuesin e kamionit tip “Renault” ku u gjetën këto para, një 56-vjeçar nga Tirana me inicialet A.TH.

Paratë ishin fshehur në disa pako të mbështjella me qese në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios.

Raportimet fillestare nga porti Durrësit ishin se u kapën 2 milion euro cash, por pas 10 orësh “numërimi” doli se ishin vetëm 498 mijë euro!

Pyetja shtrohet nëse ishte gabim shifra fillestare apo kaq kishte deklaruar shoferi i arrestuar? Apo gjatë numërimit prej 10 orësh firuan 1.5 milion euro!

SHKARKO APP