Në gusht nuk ka “pushime drejtorësh”. Edi Rama merr pushimet e gushtit
Deri dje shikonim spektaklin e përditshëm të kryeministrit me “dëgjesat” popullore apo me takimet me “administratën shembullore”, ndërkohë që kanë nga një vit e kusur të përzgjedhur nga konkurset e “paanshme” dhe natyrisht nuk dijnë se çfarë ti sugjeronin kryeministrit.
Nga sot, 1 gusht, kur fillon zyrtarisht pushimet kryeministri Edi Rama, nuk do kemi më takime popullore apo ekzekutime në “emër të popullit”. Televizionet do pushojnë së mikluari kryeministrin, disa media nuk do t’i sugjerojnë Udhëheqësit të madh të partisë e të popullit se sa ministri duhet të palosë apo se “po projekton një Ballkan me treg të përbashkët me Serbinë”, etj.
Sot është 1 gusht. Edi Rama ka marrë plot pushtet me 25 qershor, aqsa nuk di se si ta përdorë. Synon të blejë apo ofrojë deputetë për të bërë numrin 84 deputetë. Realisht me një PD të shkërmoqur edhe mund t’i bëjë, pa asnjë merak.
Kryeministri Rama, ndryshe nga paraardhësi; nuk jep shifra rekordi të qëndrimit në det! Ai, tjetri mbetet kampion, rrinte deri ne 2 ose 3 orë me not, por në breg!
Sot 1 gusht. Pushime. Shpresojmë të rrijmë pa “dëgjesa” këtë muaj.