Në Maqedoni përdorin dy ilaçe efektive kundër koronavirusit, sipas ministrit të Shëndetësisë
Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton qytetarët maqedonas lidhur me protokollin që po ndiqet për të kuruar të gjithë të prekurit nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce gjatë konferencës për shtyp tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët e sëmurë me koronavirus të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin dhe ka dhënë rezultate të mira.
Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.