Në PS janë të çorientuar pas deklaratës së Presidentit në Pogradec
Presidenti Meta në Pogradec foli këtë të mërkurë, ku siç publiku e ka mësuar, për situatën kritike të demokracisë dhe të institucionëve kushtetuese, të cilat nuk funksionojnë. Dhe të gjitha këto janë lenë me qëllim, jashtë funksionit, nga kryeministri Rama në mënyrë që të fus në dorë gjithë pushtetet. Presidenti shkoi deri te akti sublim personal, duke ofruar dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës me kushtin që situata të mos shkojë në destabilitet të Shqipërisë. Natyrisht kryetari i shtetit ka edhe informacione të klasifikuara nga disa organe ligjzbatuese, ndaj është menduar shumë para se të ndërmarr këtë akt të fortë nga qyteti i Pogradecit. I detyruar nga mazhoranca e kryeministrit, e cila nuk po njeh sens mase, porse po denatyron edhe parlamentin, nga ku burojnë gjithë pushtetet, Ilir Meta ka dalë me mesazhin për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët, se duhet një zgjidhje për vendin për të mos përfunduar në kaos civil.
Nga ana e tij kryeministri Rama nuk ka lëshuar asnjë sinjal deri më tani se cili është pozicioni i tij në lidhje me këto akuza të forta publike presidenciale. Doli një deputete e PS-së, e cila e ndodhur gafil, nuk diti ç’të thoshte duke mos thënë asgjë sepse akoma në selinë rozë janë të hutuar.
Të pyetur nga “Koha Jone” disa nga personazhet emblematike të PS-së, por edhe deputetë rilindas u përgjigjen disi shkurt se “nuk po kuptojmë se ç’po ndodh, por nuk është mirë që Presidenti të largohet”. Për të mos prishur mirëkuptimin me disa prej tyre që redaksia komunikoi mund të rendisim tre grupime në PS.
I pari, grupimi më i madh rilindas ishte në mjergull dhe nuk merrnin orientimin e busullës, sepse akoma shefi i tyre Edi Rama nuk iu kishte nisur asnjë sms.
Grupimi i dytë, ku futen ikonat e PS-së, ish-ministra me gen të majtë historik, deputetë që kanë shtyllë kurrizore dinjiteti, etj thanë pak a shumë se Presidenti ka të drejtë dhe se duhet gjendur një kompromis i madh pozitë-opozitë ku vendi të shkojë në zgjedhje të shpejta dhe se nuk është gjemë kombëtare nëse Rama nuk do jetë kryeministër.
Grupimi i tretë, fare i vogël, por që kanë ndërruar sahanët në PS-së, sipas atij që sundon kalanë e selisë rozë, pra që fërkonin duart se me dorëheqjen e Ilir Metës ata do të propozonin si kandidat për President Fatos Nanon, një galloshe e vjetër e dalë boje pas 29 viteve demokraci.
Ndërkohë Edi Rama nuk ka folur. Ai i frikësohet me shumë se të gjithë një Ilir Mete në duel beteje në popull. E njeh mirë, ndaj hutimi fillon nga kryeministri, i cili siç ka marramendjen, ka edhe zgjidhjen e krizës.
Një Ilir Meta në tapetin e betejës shqetson shumëkënd në politikë. Ndaj ka shumë të hutuar këtë të mërkurë në Tiranë!
S.P.