“Në Shqipëri gjithçka kokëposhtë!”
Nga Lutfi Dervishi-
- Në vend që policia të monitoroje me kamera krimin, ndodh e kundërta.
- Në vend që të japin dorëheqje zyrtarët apo deputetet e qeverisë, japin dorëheqje deputetët e opozitës.
- Në vend që të protestojne për çmimet dhe padrejtësitë, protestojne për padrejtësinë ndaj një personazhi televiziv.
- Nga 15 biseda në studio, 16 janë për opozitën.
- Në vend që të na kërkojë llogari Anglia, ndodh e kundërta!
- Grindemi mes vedi më keq se qentë për një kockë dhe duam të pajtojmë partitë shqiptare në Maqedoni!
- Në vend që Parlamenti t’i kërkojë llogari qeverisë, qeveria bën zap Parlamentin!
- Në vend që të jetë qen roje ndaj pushtetit, media kthehet në qen gjuetie!