Në takimet e Damian Gjiknurit me dhjetra e qindra veta

Damian Gjiknuri në listën e hapur të PS për qarkun e Vlorës, po mbledh me qindra vetë në takime. Sfida e tij mbetet të jetë deputet i Vlorës, sikurse edhe vendimi i qytetarëve të qarkut është se duhet ta përzgjedhin Gjiknurin si deputet në parlamentin e ri.
Damiani është djali i Lek Gjiknurit, që sa ishte gjallë bëri epokë në shkenca, por edhe kur ishte deputet në parlament shkëlqente me thjeshtësinë e tij, si dhe mençurinë e fjalimeve në parlament. Ndaj Damian Gjiknuri duhet të jetë në parlament, edhe për këtë fakt.
Pas takimit të sotëm , Gjiknuri shkruan: “Me banorët e Rajonit 2 me motorët ndezur për fitoren e Partisë Socialiste, Rajoni 2 dhe e gjithë Vlora është dëshmimtare e ndryshimeve dhe investimeve të mëdha që kanë një emër, Partia Socialiste.
Si përfaqësues i tyre, që gjithmonë dëshirojnë modelin e punës, modelin e komunikimit të drejtpërdrejtë do jem një zë i shtuar për të çuar përpara punët e nisura dhe për t’ju përgjigjur e dhënë zgjidhje çdo problematike”.
Vlorës i bën mirë një deputet me shkathtësinë e dashamirësinë e Damianit për të zgjidhur apo kontribuar në zhvillimin e qarkut.