Në Tiranë vjen aktori i famshëm italian i “Oktapodi”, Remo Girone
Në Tiranë mbërrin “Tano Cariddi” i famshëm, i cili ka ruajtur në “Oktapodi”. Aktorin Remo Girone, ose “Tano Carridi” ndodhet në Shqipëri. Aktori po xhiron për filmin e ri të regjisorit Namik Ajazi në rolin e ambasadorit italian. Duke vlerësuar ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti këto kohë, Girone e krahason Tiranën me cilindo qytet italian. Ai ka takuar kryebashkiakun Veliaj, të cilin e cilëson si një njeri të jashtëzakonshëm e me ide tepër të qarta.
“Tani Tirana ngjason me cilindo qytet italian. Kam pasur mundësinë të dal. Kam shkuar në disa restorante të mira. Kam parë pallatet e reja që po ndërtohen, stadiumin. Takova kryetarin e bashkisë, një njeri i jashtëzakonshëm. Biseduam dhe mendoj që është njeri me ide tepër të qarta. Këtu punojnë shumë arkitektë italianë që po ndryshojnë Tiranën, po bëjnë gjëra të reja, pa ndryshuar totalisht të vjetrën e për ta vënë në shërbim të ndërtimit të së ardhmes”, tha Remo Girone ose “Tano Carridi” i famshëm.
“Tano Cariddi” është në Tiranë! Aktori që me mrekullinë e tij aktoriale mahniti botën kinamotografike, po luan një film në Tiranë.