Në Venezuelë presidenti Maduro përdor gazin si kryeministri Edi Rama

Zëri Amerikës transmeton se “Trupat e Gardës Kombëtare venezueliane përdorën gaz lotsjellës të shtunën në mëngjes ndaj banorëve që po zhbllokonin një urë që lidh Venezuelën me Kolumbinë për të lejuar ndihmën humanitare të hynte në Venezuelë.

Opozita e vendit ka premtuar që të fusë ndihmë me forcë nga Kolumbia, duke përdorur kamionë dhe turma njerëzish që ndenjën jashtë gjthë natën për të ndihmuar me shpërndarjen.

Por presidenti venezuelian Nicolas Maduro e ka kundërshtuar planin e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, që është njohur si president kalimtar nga Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se Venezuela nuk është vend “lypësish” dhe duke këmbëngulur se ndihma është hapi I parë i një pushtimi amerikan.

Tonelata me ushqim, artikuj mjekësorë dhe ndihma të tjera, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, kanë ngecur në magazina në kufijtë me Kolumbinë dhe Brazilin.

Transportimi i ndihmës në Venezuela do të ishte një arritje simbolike për opozitën dhe do të sinjalizonte humbjen e kontrollit të Maduros.

Të premten të paktën dy civilë vdiqën në Venezuelë dhe mbi 10 u plagosën në një përplasje me forcat e sigurisë pranë kufirit kombëtar me Brazilin.

Dëshmitarët thonë se protesta ishte kundër përpjekjeve të presidentit Maduro për të mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në vend”. (VOA)

Po kështu edhe kryeministri Rama urdhëroi përdorimin e gazit ndaj protestuesve me datë 16 shkurt, ku sasia e gazit ishte e jashtëzakonshme, bile akuza ishte se kishte doza helmuese. Opozita e akuzoi kryeministrin Rama se me anë Gardës së Republikës, ai kishte hedhur gaz helmues.

Pra në Venezuelë dhe në Shqipëri, Maduro dhe Rama, urdhërojnë përdorimin e gazit kundër popullsisë.

Në Shqipëri, datë 16 shkurt 2019

Në Venezuelë, datë 22 shkurt 2019

SHKARKO APP