Negociatat PS-PD/Rama i gatshëm që të ofrojë sërish paketën McAllister?
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Luzlim Basha në orën 19:15 kanë nisur takimin e dytë në Presidencë për zgjidhjen e krizës politike. Ndryshe nga takimet e tjerë këtë herë Rama dhe Basha nuk kanë pasur përfaqësues të grupeve parlamentare, por po zhvillojnë takim “kokë më kokë”.
Burime nga takimi Rama-Basha në Presidencë, thanë për Top Channel, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar ende, që Kryeministri Rama është i gatshëm që të ofrojë sërish paketën McAllister.
Ajo që quhet “paketa McAllister” është një dokument rreth një faqe e gjysmë format, hartuar nga misioni i OSBE-së, SHBA dhe BE dhe që iu paraqit palëve në negociatat e ndërmjetësuara mes Ramës dhe Bashës nga përfaqësuesi i PPE-së.
Në të ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve. Një nga pikat është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.
Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.
Foto nga takimi:
Lexoni edhe:
Rama-Basha, takim ‘kokë më kokë’ në Presidencë
Edi Rama: I propozoj Bashës një zv/Kryeministër
Do përplasen turmat në Kavajë. Spahiu: Ramën e rrëzojmë me forcë
Meta, letër Presidentit të PE, Tajani: Duam vëzhgues!