Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Nëse Erion Braçe sfidon vendimin e Ramës, PS hyn në provën më të vështirë politike

Nëse Erion Braçe sfidon vendimin e Ramës, PS hyn në provën më të vështirë politike

Kryesore
E premte, 31 Korrik 2026 15:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës nuk do të jenë thjesht një garë mes Partisë Socialiste dhe opozitës. Ato mund të kthehen fillimisht në një betejë brenda vetë Partisë Socialiste.

Erion Braçe nuk e ka fshehur se dëshiron të jetë kandidati i PS-së për Tiranën. Është një ambicie legjitime politike. Por problemi lind nëse kjo ambicie përplaset me vullnetin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili, sipas sinjaleve politike, duket se preferon një emër tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia e PS-së tregon se Edi Rama nuk ka toleruar kurrë sfida të hapura ndaj vendimeve të tij. Të gjithë ata që kanë provuar të krijojnë një pol alternativ brenda partisë, herët ose vonë janë larguar ose janë margjinalizuar politikisht. Ky është një fakt i njohur i mënyrës se si ka funksionuar PS gjatë viteve të fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse Erion Braçe vendos të këmbëngulë publikisht deri në fund për kandidaturën, ai nuk do të sfidojë vetëm një vendim për Bashkinë e Tiranës. Ai do të sfidojë modelin e drejtimit të Partisë Socialiste. Pikërisht këtu fillon problemi.

Mund t'ju interesojë

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Para 1 ore
Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjob...

Para 5 orësh
Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 12 orësh

Braçe ka një profil ndryshe nga shumica e drejtuesve socialistë. Ai është ndër të paktët që ka guxuar të kritikojë ministra, institucione, oligarkë dhe shpesh edhe vendimmarrjen e qeverisë së tij. Kjo i ka dhënë kredibilitet tek një pjesë e opinionit publik, por nuk do të thotë se ai ka një shumicë politike brenda strukturave të PS-së.

Nëse nuk zgjidhet kandidat dhe e pranon vendimin, çështja mbyllet brenda një dite. Por Braçe nuk pranon që kandidati për kryebashkiak të emërohet nga Kryeministri.  Ndaj nëse Braçe mobilizon mbështetësit e tij ose krijon një klimë pakënaqësie në bazën socialiste, atëherë PS rrezikon të hyjë në zgjedhjet më të rëndësishme vendore me plagë të hapura. Deputeti Braçe nuk përtyp lehtë spostimin pa garë, ai ka dhënë prova se del hapur në strukturat e PS kur nuk bindet.

Braçe kërkon që emri kandidat për kryebashkiak në Tiranë (dhe kudo) të zgjidhet nga anëtarsia socialiste e jo nga Rama. Kjo është sfidë e hapur për autoritetin e padiskutueshëm të kryeministrit. Bile ia ul autoritetin e tij absolut në sytë e anëtarsisë socialiste.

Kjo është pikërisht ajo që pret opozita. Ajo e di se është shumë më e lehtë të fitosh kur kundërshtari hyn në garë i përçarë sesa kur hyn i bashkuar.

Megjithatë, ekziston edhe një pyetje që socialistët duhet t’ia bëjnë vetes: a është normale që një parti e madhe, pas më shumë se një dekade në pushtet, ta zgjidhë kandidatin vetëm mbi bazën e vullnetit të një njeriu? A nuk do të ishte më demokratike që kandidaturat për bashkitë më të rëndësishme të kalonin në një proces konsultimi real me strukturat dhe anëtarësinë?

Një parti fiton zgjedhje jo vetëm me disiplinë, por edhe me bindje. Kur mungon debati, rritet pakënaqësia. Kur mungon meritokracia, shtohen ambiciet e pakontrolluara. Dhe kur këto dy elemente bashkohen, çdo parti, sado e fortë të duket, fillon të prodhojë kriza nga brenda.

Në fund, sfida nuk është nëse Erion Braçe do të jetë apo jo kandidat. Sfida e vërtetë është nëse Partia Socialiste do të arrijë ta menaxhojë këtë proces pa krijuar një konflikt të brendshëm që mund t’i kushtojë politikisht në Tiranë.

Sepse historia politike shqiptare ka treguar një rregull të thjeshtë: zgjedhjet nuk i humbet gjithmonë nga forca e kundërshtarit. Shpesh i humbet nga gabimet dhe përçarjet e veta.

Dhe të mos harrohet se Erion Braçe nuk është kockë e lehtë për t’u gëlltitur, paçka se ka mish të paktë! Eshtë nga ata që të mbetet në fyt!

Por nëse Braçe merr kandidimin dhe fiton zgjedhjet në Bashkinë e kryqytetit, ai mund të jetë shumë i pushtetshëm edhe për më lart, sepse Edi Rama nuk do të jetë gjithë jetën kryetar i PS. Historia politike ka treguar se kryebashkiakët janë kthyer në njerëz me pushtet të fortë në partitë politike kryesore. Mundet që Braçe të mos ketë synime të tilla por një fjalë e urtë popullore thotë se “oreksi vjen duke ngrenë”!

Gjithsesi Erion Braçe e di mjaft mirë se po nuk kandidoj për kryebashkiak nuk do të jetë më në listat e PS për deputet. Ndaj beteja do jetë jetike dhe Braçe nuk dorëzohet!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.