Nëse fiton, Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara

Nëse fiton, Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara, dhe udhëheqësja e dytë me origjinë afrikano-amerikane që drejton Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka edhe origjinë indiane. Në vitin 2009, demokrati Barack Obama bëri betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara dhe udhëhoqi vendin deri në janar të vitit 2017, duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por më e rëndësishmja për demokratët është se një sërë sondazhesh kombëtare tregojnë se zonja Harris aktualisht gëzon më shumë mbështetje se rivali i saj republikan dhe udhëheq në shtetet fushëbetejë, që kanë të ngjarë të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane.

SHKARKO APP