Nesër në gazetën “Koha Jone” intervistë ekskluzive me Presidentin Nishani
(fragment nga intervista e zotit Bujar Nishani)
Që vendi të mos shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme a keni një plan shpëtimi ku partitë të bien dakort për një reformë konsensuale në drejtësi?
Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i Botës. Bërja ose mosbërja e zgjedhjeve të parakohshme nuk mund të jenë pjesë e asnjë plani shpëtimi. Unë, përkundrazi, bëj çmos që Reforma në Drejtësi të finalizohet pa pasoja anësore. Ajo Reformë është një proces kompleks që duhet të ketë si produkt përfundimtar një mekanizëm funksionues afatgjatë. Ky proces nuk mund të jetë vetëm i shumicës. Duhet medoemos të jetë një proces konsensual i tillë që të mos reflektojë çfarë i duhet njërës apo tjetrës palë, por çfarë i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Konkretisht, Reforma në Drejtësi kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Shumica nuk i ka votat e mjaftueshme ta ndryshojë e vetme Kushtetutën. Për këtë i duhen votat e opozitës. Dakordësia përmbajtësore e opozitës për këtë proces ndryshimesh është e një rëndësie jetike për Reformën dhe vendin.