Nesër në “KOHA JONE” do lexoni: Blushi dhe Rama-Peleshi-Kokëdhima
(Fragment nga shkrimi që botohet nesër në gazetën “KOHA JONE”)
……Në të vertetë Edi Rama po ta bënte kongresin, siç ishte mandati në tetor 2013, as që diskutohej se do të ishte votuar si Enver Hoxha, diku 100 përqind. Porse ka rrjedhur shumë ujë tash dy vite e kusur, pasi ka mbi shpinë qeverisjen dhe akuzat e një qeverisje pa identitet të majtë, porse qeverisje e një grupi shokësh e miqsh. Ka akuza për korrupsion. Në të vertetë Edi Rama ka bërë reforma për të qenë realist. Ka bërë një vendosje të ligjit pothuaj kudo. Edhe kjo duhet thënë. Porse përherë një forcë politike bën zgjedhje, pasi mundet brenda saj të ketë individë me të zotë e me kolegjialë, ndaj duhet votimi.
Blushi e ka të vështirë fitoren në kongres, por jo të pamundur. Por duhet që vota e fshehtë të vendosi e jo fjala “konfirmim” e Niko Peleshit apo Taulant Balles që doli mbrëmë me urdhër e tha se nuk ka votim.
E fundit , interesante se si vjen puna në politikë. Ben Blushi e pati marrë asokohe në vitin 1997-1998 Edi Ramën nga Franca dhe ia prezantoi Fatos Nanos duke e bërë ministër kulture. Më pas në vitin 2003 e mbështeti si kandidat për kryetar të PS-së përballë Nanos dhe në vitin 2005 i dha vulën e PS-së, natyrisht me Gramoz Ruçin. Edhe Niko Peleshin e mori nga lagjet e Korçës dhe e ngjiti në shkallët e pushtetit.Tani Ben Blushi ka mbetur pa Ramën e Peleshin pasi i bashkon, të dy, pushteti kundër tij.
Mosmirënjohja është gjëja më e keqe e njëriut!
Ka mbërritur edhe Koço Kokëdhima, si simbol i 10 miliarderëve, dhe PS-ja nuk duket se ka vend për Ben Blushin socialist. Në fund të fundit Koço është në lojën e tij dhe mbetet mjeshtër. Fajin nuk e ka Koço në këtë rast, e ka Rama.