Nesër, një asteroid i madh kalon afër Tokës në distancë 15 mijë milje
Një asteroid i madh do të parakalojë afër Tokës nesër ( e dielë) dhe mund të vijë më afër se satelitët që gjenden jashtë planetit tonë.
Por, shkencëtarët janë të sigurt se asteroidi do të jetë larg Tokës për të paktën 15,000 milje, dhe thonë se nuk ka nevojë të bëhet panik.
Guri nga hapësira, i emëruar 2013 TX68, u vërejt tri vite më parë nga astronautët amerikanë që vëzhgonin asteroidët potencial që mund të vinin në drejtim të Tokës, transmeton Gazeta Express.
“Ne tashmë e njohim këtë asteroid dhe e dinim se ai do të parakalonte në mënyrë të sigurt pranë Tokës gjatë muajit mars, por këto të dhëna shtesë na mundësojnë që të njohim më mirë atë”, tha Paul Chodas, menaxher i CNEOS.
Nuk ka nevojë për panik, ndonëse ai do të kalojë më afër Tokës se sa satelitët. Para mijëra vitesh,thonë shkencëtarët, Toka është goditur nga një valë asteroidësh që kanë shkaktuar apokalipse botërore. Kurse tani po monitorohen nga NASA dhe po punohet nga një grup specialistësh të hapësirës që në të ardhmen ata të shkatërrohen në hapësirë, pa goditur Tokën.
Pak histori mbi asteroidet
Asteroidet kanë ndryshuar sipërfaqen e Tokës
Një ekip kërkuesish ka prezantuar një teori sipas se cilës ne vitet e para te “jetës” se saj, Toka i është nënshtruar një bombardimi intensiv asteroidesh dhe kometash te cilat kane rimodeluar sipërfaqen e planetit tone.
Sipas analizave është vërtetuar se mosha e Tokës është rreth 4.5 miliard vite. Por edhe pse është e tille, shume rralle është arritur te gjenden shkëmbinj te moshës 3.8 miliard vjet. Studimi i fundit mundohet qe pikërisht te japë argumentet e veta për te shpjeguar se cila është arsyeja e një mungese se tille.
Sipas Simone Marchi, shkencëtar i Southwest Research Institute ne Boulder, Colorado, ka argumentuar se ka qene një bombardim frekuent i Tokës nga një seri kometash dhe asteroidesh, çka kane bere te mundur gërmimin, përzierjen dhe varrosjen e cipes se sipërme te sipërfaqes se Tokës.
4.2 miliard vite me pare Toka i është nënshtruar këtij bombardimi katër here me radhe, si dhe tre here te tjera me intensitet me te vogël qe kane sjelle sterilizimin e planetit duke shuar çdo forme te jetës ne aty si dhe avullimin e oqeaneve për te krijuar një atmosfere shume te pasur me avuj uji si dhe oqeane te tjera me magme.
Teoria e mësipërme është përpjekur për te shpjeguar edhe krijimin e shkëmbinjve te pasur me minerale te tille si hekuri, kobalti, molibdeni, nikeli, si dhe ata qe kane një përmbajtje me te vogël te elementeve me te rralle si zirkonët qe sipas kësaj teorie, janë krijuar nga shkëmbinj te varrosur nen krostën e planetit dhe ne kontakt me ujin.
Edhe pse misionet në planetët, si Marsi, apo satelitët, si Hëna, mund të jenë më interesante, shkencëtarët thonë se misionet në asteroide mund të jenë më të dobishme për njerëzit
Ja disa arsye pse asteroidet kanë rëndësi për ne
Mund ta ndriçojnë origjinën dhe fillimin e jetës
Shkencëtarët nuk e kanë të qartë sesi u paraqitën krijesat, qeniet e para të gjalla në Tokë nga materia jo e gjallë, ku asteroidet mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Asteroidet si 2 Pallas dhe 10 Hygiea, ku për të dy mendohet të kenë pasur ujë në të kaluarën, duket të kenë substanca organike në veten e tyre. Tani, ato asteroide kanë përbërës kimikë më primitivë sesa Toka. Ato janë më të ngjashme me rrethanat që ekzistonin në vitet e para të sistemit diellor. Duke i studiuar ato, ne mund të mësojmë sesi lindi jeta në Tokë.
Kanë të dhëna rreth origjinës së Sistemit diellor
“Materiet e asteroideve paraqesin blloqet ndërtuese të planetëve”, thotë Carol Raymond, i angazhuar në misionin “Dawn” të NASA-s. Për shkak të pozitës së brezit të asteroideve, i cili gjendet midis planetëve shkëmborë, brenda dhe gjigantëve të gazit të sistemit të jashtëm diellor, materialet e gjetura aty mund të kenë të dhëna pse planetët janë aq të ndryshëm sot. Për shembull edhe pse Ceres dhe Vesta thuajse janë formuar të njëjtën kohë, ato tani kanë një përmbajtje krejtësisht tjetër.
Mund të marrim metale nga asteroidet
Asteroidet, që gjenden afër Tokës, mund të jenë burim i rëndësishëm i metaleve të vlefshme. Për ta hetuar fizibilitetin e operacioneve të tilla, ne duhet të dimë më shumë rreth përbërjes së asteroideve dhe aspekteve teknike të udhëtimit me to. Po ashtu, analizimi i dallimeve midis planetëve dhe asteroideve të vogla, është sikur të marrim rriska nga sistemi diellor, në kohë të ndryshme, gjatë formimit të tij.
Asteroidet mund ta rrezikojnë jetën në Tokë
Meqë disa asteroide sillen rreth Diellit me një orbitë të përzgjatur ovale, ato ndeshen me orbitën e Tokës shumë shpesh. Ndonjëherë ato i afrohen Tokës shumë afër, sikur që ndodhi në janar të këtij viti, kur asteroidi 2010 AL30 kaloi në një largësi prej vetëm 130,000 km nga Toka. Në këtë rast kishim të bënim me një asteroid të vogël (11 metra të gjerë). Më 13 prill të vitit 2036 pritet që Tokës t’i afrohet asteroidi Apophis, i cili me madhësinë e tij sa dy fusha futbolli, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme nëse ndeshet me Tokën.
Asteroidet do goditen me armë me lazer
Teknologjia – Shkencëtarët po ndërtojnë një armë me lazer që do të jetë në gjendje të ndalojë, rrotullojë dhe ndryshojë drejtimin e asteroideve që kërcënojnë Tokën. Koncepti ka ekzistuar prej disa vitesh, por një studim i ri po e prezanton atë si një zgjidhje të mirë rreth objekteve të rrezikshme që fluturojnë pranë Tokës
Shkencëtarët po ndërtojnë armën më të fundit të frymëzuar nga idetë fantastiko-shkencore, që t’i bëjë ballë rrezikut nga asteroidet. Një sistem i njohur si DE-STAR ose Sistemi i Energjisë së Drejtuar për Shënjestrimin e Asteroideve dhe Eksplorimin, do të përdorë rrezet lazer për të gjurmuar dhe shkatërruar gurët hapësinorë gjigantë.
Koncepti ka ekzistuar prej disa vitesh, por një studim i ri po e prezanton atë si një zgjidhje të mirë rreth objekteve të rrezikshme që fluturojnë pranë Tokës.
Sistemi është krijuar nga fizikani i Universitetit të Santa Barbara-s, Philip Lubin dhe Gary Hughes, kërkues dhe profesor në Universitetin Politeknik të Kalifornisë.
Një sistem tjetër më i vogël po ndërtohet gjithashtu, i quajtur DE-STARLITE.
Kërkuesit parashikojnë se ai do të udhëtojë pranë asteroideve të rrezikshëm dhe do t’i shkatërrojë gradualisht ata gjatë një periudhe më të gjatë kohore.
“Duke folur në përgjithësi, teknologjinë e kemi të gatshme”, tha Qicheng Zhang nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, një nga autorët e projektit. “Sfida kryesore e ndërtimit të një DE-STAR të plotë është shkalla e nevojshme e efikasitetit.”
Në një studim të publikuar këtë vit në revistën “Toka” dhe “Astrofizika planetare”, Zhang shpjegon se si lazerët mund të lëvizin apo shkatërrojnë një asteroid që ka si itinerar përplasjen me Tokën. Ai thotë se një sistem orbital planetar mbrojtës, mund të djegë asteroidet deri në atë pikë sa ato të avullojnë.
Kur të fillojnë të humbasin material, një forcë reaksionare do t’i zhvendosë ata nga rruga ekzistuese. Mendohet se nëse DE-STAR do të kishte një lazer 100-metërsh, do të mund të shmangte asteroide me diametër 100 metra nga një distancë prej 3.2 milionë kilometra larg.
Ndërkohë, një version 20 kilovat i DE-STARLITE që do operon prej 15 vitesh, mund të shmangë një asteroid 1600 kilometra prej 13 000 kilometrash larg. Vitin e shkuar, kërkuesit e zbuluan sistemin që funksionon në një laborator, megjithëse në një shkallë më të vogël.
Për të stimuluar aftësinë e lazerit për të zhvendosur një asteroid, Travis Brashears, një student nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, kreu një grup testesh që stimulonin kushtet hapësinore.
Duke përdorur bazalt, përbërja e të cilit është e ngjashme me asteroidet që njohim, studenti i drejtoi një lazer shënjestrës prej bazalti, derisa materiali u mbulua nga një re e bardhë që vjen si pasojë e temperaturave të larta që e mbështjellin atë. Kjo gërryen pjesë të materialit dhe ndryshon masën e objektit e në vazhdim arrin ta drejtojë asteroidin duke e devijuar atë nga rruga drejt Tokës.
“Ajo që ndodh është një proces, i cili e avullon materialin që mund të jetë i ngurtë ose i lëngshëm dhe e kthen atë në gaz”, shpjegoi Brashears. “Gazi krijon një re të shpërbërjes së masës.” Studenti më pas stimuloi një rrotullim të asteroidit duke përdorur bazaltin për të treguar nëse mund të ngadalësohej, ndalohej apo ndryshohej drejtimi i rrotullimit të tij. Ata përdorën magnete për të rrotulluar bazaltin dhe më pas e drejtuan lazerin në drejtim të kundërt për të ngadalësuar rrotullimin.
“Në shkallë të vogël, bazalti u ngadalësua, ndaloi dhe ndryshoi drejtim dhe pastaj filloi të rrotullohej sërish”, shpjegon studenti Brashears. “Kaq forcë arrijmë të krijojmë”, pohon ai.
Eksperimenti tregon se është e mundur që të manipulohet një asteroid, ashtu sikurse parashikohej në studimet e mëparshme.
Sipas Lubin, një profesor në Universitetin Politeknik të Kalifornisë, manipulimi i shpejtësisë së një asteroidi që rrotullohet, ofron një tjetër mundësi të rëndësishme në hapësirë: aftësinë për të eksploruar, kapur dhe për të përdorur burimet minerare të asteroideve.
Kjo është diçka që NASA synon ta bëjë me misionin e vet të Ridrejtimit të Asteroideve.
Misioni, që mbetet ende teorik, synon të vizitojë një asteroid të madh pranë Tokës, për ta zhvendosur atë në një orbitë të qëndrueshme rreth Hënës.
“Të gjithë asteroidet rrotullohen; ajo që ndryshon është se rreth kujt dhe sa shpejt”, shpjegoi Lubin. “Përdorimi i burimeve minerare të një asteroidi është i mundur vetëm nëse ai lëviz mjaftueshëm ngadalë që të mund të kapet.”
“Eksperimentet tona laboratorike tregojnë se ka një mënyrë për të ndaluar dhe rirrotulluar një asteroid. Është një demonstrim i gjallë se teknika mund të funksionojë shumë mirë.”
Sistemi DE-STAR sistem mund të ketë shumë përdorime, si ndalimi dhe rrotullimi i një asteroidi. Koncepti mbështetet te shtytja e fotoneve që çlirohen nga lazeri për të shtyrë përpara një anije ajrore.
Kjo lejon mundësinë e fluturimeve në misionet e ardhshme hapësinore. Skuadra e studiuesve po teston gjithashtu një riciklues fotonesh që do të lejojë ripërdorimin e tyre nga lazeri për t’i kthyer në “karburant” hapësinor. Sistemi do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen.