Nesër opozita rrethon parlamentin. Synohet kapja rob e kryeministrit
Policia e Shtetit mësohet se po merr masa të forta për ditën e nesërme, ku parashikohet se mijërat e protestuesve do të rrethojnë parlamentin, ku do të betohen edhe disa prej kandidatëve të listave të PD dhe LSI ose siç quhen “deputetët tradhtarë dhe të blerë”.
Opozita ka bërë thirrje që nesër protestuesit të mblidhen që herët, ora 9.30, orë kur fillojnë të hyjnë deputetët e PS si dhe deputetët që kanë pranuar mandatin nga lista e PD dhe LSI. Protesta do jetë e paparashikuar sepse nuk dihet skenari real i opozitës për këtë martë. Dihet se do ketë përplasje dhe se masat janë marrë radikale nga të dyja palët.
Liderët e opozitës janë të vendosur për përballje me kryeministrin Rama, të cilin synojnë ta marrin peng protestuesit në sallën e Kuvendit.