Nesër opozita shpalos profilin e kryeministrit të ri dhe kompetencat e qeverisë tranzitore për zgjedhje  

Sot, e merkurë datë 1 maj 2019, u takuan në selinë e LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Takimi u bë pas takimit të partive aleate të tyre me Presidentin e Republikës, platformë e cila është bërë e ditur për publikun ditën e djeshme. Ia vlen të theksohet se Kryetari i Shtetit Ilir Meta theksoi dje se po rrezikohet pluralizmi politik në vend nëse mazhoranca shkon e vetme, pa opozitën reale, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Kjo është alarmante për demokracinë e brishtë shqiptare.

Ndërsa sot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklaruan se nesër, siç është vendosur, të gjithë akset e 12 qarqeve të vendit do të bllokohen nga populli opozitar dhe i pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës. Por qëllimi i këtij takimi nuk ishte vetëm protesta për këtë të enjte, por publikimi nesër para publikut dhe ndërkombëtarëve të platformës zyrtare të opozitës zyrtare për qeverinë e re tranzitore dhe profilin e kryeministrit (es) me të cilin(e) opozita pranon të hyjë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore në një ditë.

Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidat, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër.

Natyrisht nesër jepet zyrtarisht se si e kërkojnë qeverinë tranzitore, kompetencat dhe profilin e shefit të ri të qeverisë. Emri i kryeministrit të ri do të jetë një nga socialistët e pa lidhur me krimin dhe bandat e drogës.

Pas publikimit të platformës të opozitës zyrtare pritet që PS të ulet në bisedime për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në mënyrë që vendi të mos përfundojë në destabilitet, sepse me 30 qershor opozita nuk do të lejojë, me çdo kusht e mjet, zhvillimin e zgjedhjeve farsë.

SHKARKO APP