New York/Thirrja: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

Kryeministri i Kosovës i shtetit më të ri në botë ka dhënë dorëheqjen.
Ai do të paraqitet në gjyqin e Hagës. Ai iu drejtua popullit të Kosovës ndër të tjera me këto fjalë se: “Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përballe shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Është e trishtë e dhimbshme dhe drejtësi e frikshme kur shikon që në Hagë gjykohen Heronjtë e Kosovës që luftuan për të mbrojtur trojet e tyre nga bisha hitleriane e Sllobodan Millosheviçit dhe kompani, ndërkohë ringrihen kriminelët serbë…
Ramushi e ndjeu në asht robërinë serbe dhe doli të luftojë për Lirinë. Nënat në Kosovë që lindnin djem u bënë heronj, se i kërkoi koha, i kërkoi Kombi, i kërkoi Liria. Liria e fituar me gjak e bëri atë Hero. Bijtë që luftojnë për trojet e tyre të pushtuara nuk gjykohen, por gjykohen kriminelët serbë, pushtuesit që bënë genocid ndaj popullit martir të Kosovës.

Larg duartë nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

19 korrik, 2019
Staten Island, New York

SHKARKO APP