Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e autobuzave të Tiranës

“Inspektuam shërbimin e transportit dhe flotën e re në  Linjën nr.2, për të dhënë lajmin e mirë për transformimin e stacioneve të autobusit me tabela elektronike por edhe se pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 janari 2025.”- shkruan Erion Veliaj.

Ky është një investim serioz për pensionistët. Sipas premtimit të mazhorancës pritet që në mandatin e katërt qeverisës PS-ja do të rrisë pensionet, pasi realisht janë në gjëndje jo të mirë ekonomike qindra mijëra pensionistë.

Erion Veliaj në një postim të dytë ka shkruar: ” Prej 1 janar 2025, për të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, transporti publik do të jetë falas!”.

SHKARKO APP