Flirtimi politik i Peleshit, Ahmetaj, Tahirit, Gjiknurit me Blushin,mbaroi !

Ben Blushi e ndezi dje duelin edhe me tepër me Edi Ramën. Sulmoi nga Kukësi. Pra nuk ka më “urë” që i bashkon. Që dje asnjë telefon i disa ministrave me të cilët fliste apo takohej Blushi, tashmë ka kaluar në “block”. Janë të frikësuar nga autoriteti i Njëshit qeverisës. Nëse para tre ditësh ministri jashtëm Ditmir Bushati, para se të lajmërohej shkrimi në “KOHA JONE” për ministrat që flirtojnë politikisht me Ben Blushin, fliste në telefon me gazetarë e botues pikërisht nga telefoni i konkurentit të kryeministrit, nga dita e djeshme e kishte fshirë numrin e Blushit. Fakti që ministrat, ndonëse kanë kryeministër Ramën, por rrijnë , takohen, debatojnë, flasin,etj me konkurentin e kryeministrit-kryetar tregon civilizim të klasës politike. Eshtë gjesti më minimal që mund të tregojnë, ndonëse votën e japin ku të duan, sipas bindjes së tyre. Por kjo ndodhi deri pardje.

16-01-11-07-43-08banner_tahiri_bushati_lajm

Dihet se ministrat Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ditmir Gjiknuri dhe zv/kryeministri Niko Peleshi janë miq të vjetër me Blushin. Me Niko Peleshin janë miq, miqesi e cila vjen nga Korça kur Blushi ishte deputet i PS-së, kurse Niko ngjiti shkallët e karrierës nga pak e përditë, falë aftësive të tija personale, por pa harruar se Blushi i hapi shumë dyer në Tiranë. Gjithsesi zv/kryeministri ndjehet paksa keq brenda kulturës së tij korçare. Zv/kryeministri është mes kryeministrit dhe deputetit antikryeministër. Ndërsa me komod ndjehet Damian Gjiknuri, i cili nga pesë kafe që pinte në ditë, tre i kishte me Blushin dhe që dje nga dreka i futi një “block” numrit të Blushit. Dhe ka rënë rehat, nuk i dalin më thirrjet apo sms nga viber  i tij në drejtim të Blushit. Ministri i Energjisë kujtonte se nga viber ka siguri komunikimi, porse kur i thanë se në tavolinën e punës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ka një dosje me sms-të e tija në drejtim të telefonit të Ben Blushit, nuk u ndje mirë. Ndaj nxitoi t’ia thoshte edhe ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj që të ishte i kujdesshëm. Por Arben Ahmetaj është përherë një lëvizje para të tjerëve. Kurrë nuk flet apo shkruan nga telefoni i tij. Përdor telefonin e dikujt tjetër, numër të cilin e di vetëm Blushi.

Arben-Ahmetaj-Damian-Gjiknuri

Kurse ai që rri hapur me Blushin është ministri i brendshëm, Saimir Tahiri. Ka qëndrimin e tij publik. U mundua t’i pajtojë Ramën me Blushin. Dështoi se nuk donin asnjëri pajtim. Të dy donin pushtet dhe pushteti ua divercoi miqësinë. Cili e ka fajin në këtë rast? Pyetje së cilës i japin, sejcili,të drejtë vetes së tyre. Asnjeri nuk thotë se gabuam, por “ai gaboi!”.rama-peleshi-blushi-e1454068465713

Tani ndodhen përballë njëri tjetrit. Siç duket njëri rrëzohet.Cili? Duhet pak kohë deri në vitin 2017.

SHKARKO APP