Nga dyshe e fshehtë takimi Edi Rama-Lulzim Basha kalon në treshe të hapur

Takimi i shumëpritur Rama-Basha sot në drekë ka kaluar në takim PS-PD-LSI. Përveç faktit që do të jetë jenë Edi Rama dhe Lulzim Basha, LSI do të përfaqësohet nga numri dy i saj Petrit Vasili. Vasili do të jetë në delegacionin e kryeministrit Rama nën petkun e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Drejtësisë, por në të vertetë ai është në këmbë të Ilir Metës, i cili ndodhet në një vizitë surprizë zyrtare në SHBA.

Tani jemi para një fakti të ri. LSI do të jetë në takim dhe pa lejen e palës LSI duket se asgjë nuk do të miratohet. Petrit Vasili si zakon rri e dëgjon dhe flet pak, porse vëzhgon shumë dhe ai tashmë është veshi e syri i Ilir Metës në këtë takim të shumëpritur dhe shumëpërfolur.

Tani takimi nuk mund të ketë më sekrete apo pazare mes Ramës dhe Bashës nën vazhdimin e takimit të Vjenës bërë fshehur vjet në fundgushti.

Edi Rama do shoqërohet nga Fatmir Xhafa dhe Petrit Vasili, kurse Lulzim Basha nga Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi. Ndërsa në Washinton Ilir Meta mban sytë tek sms-të e Petrit Vasilit dhe pi kafe me personalitet amerikane që e kanë ftuar.

Duket se dyshja si takim e ka humbur interesin para treshes që doli në skenë!

 

SHKARKO APP