Nga Kreta në Korçë, çfarë po vendoset në takimet Bushati-Kotzias?
Nga Qamil Xhani.
Prej dy ditësh në Korçë po mbahet takimi i radhës mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias kanë marrë përsipër misionin që të sheshojnë të gjitha mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Në tryezën e bisedimeve janë një sërë çështjesh që kanë tensionuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi prej 28 vitesh. Ligji i luftës i Greqisë, ndarja e detit, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, respektimi i të drejtave të minoritetit grek dhe çështje që kanë të bëjmë më emigrantët shqiptarë në Greqi, janë disa nga temat e takimit. Ministria e Jashtme shqiptare dhe ajo greke kanë zgjedhur që negociatat të zhvillohen në terr të plotë informativ. Justifikimi për këtë mungesë informacioni lidhet me modelin e negociatave diplomatike që mbahen sekret për të mos u ndikuar nga faktorët e jashtëm dhe opinioni publik. Modele të tilla ndiqen mes vendeve që kanë probleme serioze dhe dalja e detajeve mund të “hedh në erë” gjithë procesin. Greqia dhe Maqedonia kanë probleme shumë më delikate për të zgjidhur dhe megjithatë nga negociatat kanë dalë variantet e emrave që po diskutohen. Ndërsa në Kretë kur u zhvillua takimi para tre muajsh dhe në Korçë këto ditë, ajo që dihet është vetëm menuja e ushqimit dhe xhirot turistike të dy ministrave, sikurse dhe numri i madh i forcave policore që ruajnë hotelin e bisedimeve.
Në foto: Hoteli ku po zhvillohen bisedimet mes dy ministrave
Por a është ky rasti kur çështjet e negociatave duhet të ruhen me kaq fanatizëm prej opinionit publik? Ka dy ditë që dy ministrat janë mbyllur në një hotel në Korçë dhe qytetarët shqiptarë nuk ka asnjë detaj se çfarë është arritur. E vetmja e dhënë, gjysmë zyrtare, është që Edi Rama dhe kryeministri grek Aleksis Tipras mund të takohen në muajin prill. Një zhvillim i tillë do të thotë se një gjysmë marrëveshje është arritur, por se çfarë konkretisht këtë e dinë vetëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias.
Kjo mungesë informacioni bëhet shqetësuese për pozicionin që ka marrë Shqipëria. Në negociatat e para të zhvilluara në ishullin e Kretës tre muaj më parë, Shqipëria pranoi ndërtimin e varrezave greke. Flitet për rreth 8 mijë të vrarë gjatë luftës, por shteti shqiptar nuk ka asnjë të dhënë për verifikimin e tyre. Tirana zyrtate pranoi gjithashtu me vendim qeverie që shteti shqiptar të zhvillojë homazhe zyrtare për ushtarët grekë që u vranë në luftën mes Greqisë dhe Italisë. Qeveria hoqi dorë edhe nga restaurimi i Kishës në Himarë, për të cilin pati jo pak debate. Është gjetur një zgjidhje dhe për dëmshpërblimin e banorëve që u prishën banesat nga plani urbanistik. Këto janë fakte publike që konfirmojnë se pala shqiptare ka bërë lëshimet e saj në mënyrë drastike.
Pala greke kërkon respektimin e të drejtave të minoritetit. Dakort. Po ministri Bushati çfarë ka marrë nga pala greke për respektimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Po ato qindra shqiptarë që dergjen burgjeve greke dhe trajtohen si kafshë, a ka folur ministrit Bushati?
Çfarë lëshimesh po bën Greqia përballë tërheqjes së qeverisë “Rama”? Deri më sot asgjë konkrete. Është vetëm një deklaratë e ministrit të jashtëm grek që thotë se do të heqim ligjin e luftës me Shqipërinë, i cili është në fuqi që gjatë luftës italo-greke. Në fakt ligji nuk është hequr ende dhe nuk ka asnjë nismë qeveritare apo parlamentare nga ana e Greqisë.
Në këto negociata është shmangur nga fjalori çështja Çame. As Ministri Bushati dhe as në mediat greke ky problem nuk rezulton të jetë diskutuar dhe nuk dihet nëse është në tryezën e bisedimeve. Qeveria “Rama” e përdori çështjen çame në fushatën elektorale të vitit 2013 dhe do të ishte absurde nëse kjo temë është hequr fare nga bisedimet mes dy vendeve.
Çështja çame duhet te jetë pika kryesore për palën shqiptare.
Nga takimi i Kretës në takimin e Korçës, të paktën deri tani, po rezulton se Shqipëria vetëm ka bërë lëshime dhe nuk dihet çfarë ka marrë në këmbim. Edhe vota e Greqisë për integrimin ende nuk është e sigurtë, për sa kohë që ministri i jashtëm grek negocion, por eurodeputetët dhe partitë e tjera greke në Bruksel ankohen për Shqipërinë si vend problematik.
Dihet se diplomacia greke është në nivel historik me të lartë se ajo shqiptare, por kjo nuk duhet të na bëjë inferior apo puthador vetëm që Greqia të jap votën në maj në Samitin e Bullgarisë ku do mblidhen kryetarët e shteteve të BE për kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit. Greqia, të paktën sipas informacioneve konfidenciale nga Korça, po dikton kushtet palës shqiptare.
Nëse ministri Bushati e detyron me shkrim ku më pas të kthehet në vendim shtetror grek, ku Greqia të heq Ligjin e Luftës si dhe çamët të kenë të drejtë të marrin pronat e tyre, tashmë sekuestruar në Greqi, atëhere mund të themi se jemi barazim. Ndryshe, si përherë, pala greke fiton.
Deri tani ministri grek ka marrë konfirmimin zyrtar dhe me shkrim nga pala shqiptare për varrezat greke ku të duan ti ndërtojnë në tokën shqiptare, ka firmosur marrëveshjen e detit ku Greqia merr detin shqiptar në zonën e Sarandës.
Po ministri Bushati? Presim të nxjerrë firmën greke për Çamërinë. Nëse jo atëherë kemi humbur. Madje Greqia merr çfarë do dhe me pas nxit Hollandën që të mos votojë pro Shqipërisë për në BE!
Qamil Xhani
Në foto: Autori i shkrimit Qamil Xhani
Reagon Shpëtim Idrizi:
Varreza historike per ushtaret e rene si pushtues ne nje toke te huaj – pas Kosines dhe Bularatit ?!
Ceremonial shteteror me protokoll shteti …?!
Po per andartet Grek qe shkrumbuan jugun e Shqiperis per Vorio – Epirin ne 1913-1914 ?! Apo pas takimit tjeter do nxirret nga shporta e axhendes Greke …. ?!
Ne baze te cdo konvente e praktike nderkombetare ,per ata qe kane nderrur jete ne nje territor te huaj, ngrihet nje varreze perkujtimore e simbolike, sic Shqiperia ka aplikuar per Ushtaret Francez e Britanik .
Pse nuk kerkuan te njejten gje Gjermania e Italia, per te renet e luftes se dyte boterore, por i moren trupat dhe ja u i cuan familjeve ?
E imagjinoni po te kerkonin te njeten gje, te renet Gjermane , Italiane, Turq, Austriake, Serb, Francez, Anglez apo cdo lloj ushtrie qe ka kaluar ne Shqiperi gjate luftes se pare apo te dyte boterore ?
Pse kjo bamiresi e vasalitet nga qeverite e majta e te djathta per 120 vend zhvarrime te reja ne harten e Vorio – Epirit ? , nuk mjaftonte Kosina qe ja kaloi dhe skenareve te filmave horror me zhvarrime e varrime deri te mbetejeve te femijeve e pleqve Shqiptare qe u bene ushtare Grek ?
Po ju kujtoj shprehjen Greke :” Aty ku kemi varret e te reneve aty kemi atdheun “…dhe pas shume viteve e ceremonive zyrtare shteterore nga Shteti Shqiptar e kur mos te jene me te njejtet ne pushtet do te na neme historia ….
Po ju kujtoj qe i vetmi vend qe pershendeti pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria Greke me Kryeministrin Kuisling Metaksa qe vuri dhe betimin nazist ne Greqi …
Mendoni qe mund te harroni e te zhdukni kujtimin e atyre mijerave te Shqiptareve te Cameris qe u masakruan pleq, gra , femije ne nje pastrim etnik te pashembullt ne histori ..
Ata nuk u vran ne lufte,ata nuk ishin ushtar ,po u theren e u masakruan ne shtepit e tyre ,.. u vrane pabesisht e jo ne beteje …
Per Shqiptaret e Camerise te masakruar ne nje Genocid te pashembullt ne histori – shportat e bisedimeve , respekti njerezor , dinjiteti e reciprociteti nuk vlejn , kjo eshte Qeverin Shqiptare “Patriote “ ?!
MINIMALISHT RECIPROCITET NE TRAJTIMIN E TE VDEKURVE!
NUK KA FE , BESIM E POLITIKE NE BOTE QE NUK i TRAJTON TE VDEKURIT NJESOJ !
TE VDEKURIT JANE TE BARABARTE EDHE PARA ZOTIT , DHE PARA ROBIT !
DHE DHEMBIN NJELLOJ !
DHEMBIN NJELLOJ DHE PO NJELLOJ MERITOJN NDERIM !
MENDONI QE NAPOLON ZERVA i VRAU FIZIKISHT E DIKUSH DO TI VRASE MORALISHT DHE ME HESHTJE ?!
PO JU GARANTOJM QE JEMI GJALLE E DO NGRIHEMI ME GJITH SHQIPTARET ..
AJO QE STE VRET TE BEN ME TE FORTE !