Ngjela: Edhe votojnë, edhe pendohen nga Reforma!

Spartak Ngjela.

Asgjë nuk mund të bëjë tani Korrupsioni shqiptar: ai ka dorëzuar kushtetutën shqiptare.
Lodhet kot, dhe po bëhet qesharak.

Të gjitha kryengritjet apo revolucionet që janë bërë në Shqipëri për të “luftuar korrupsionin dhe padrejtësinë”; e kanë bërë kushtetutën e tyre pas rrëzimit të pushtetit politik në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që të gjitha këto jo vetëm që nuk e luftuan korrupsionin dhe padrejtësinë, por me pushtetet që kanë sjellë, edhe padrejtësia shoqërore, edhe korrupsioni ka shkuar në ngritje të tejme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse sot skema ndërkombëtare ishte që kushtetuta të ndyshohej; jo pas përmbysjes me dhunë të korrupsionit të lartë shtetëror; por të fotmulohej një kushtetutë e re shqiptare nga vetë të korruptuarit, por kundër korrupsionit.
Dhe kështu u bë.

I.
Si rrjedhojë e kësaj ne shohim sot frikë nga ata që votuan kushtetutën e re antikorrupsion, ngaqë janë penduar se po rrezikohen vetë.
Po ç’është ky pendim dhe kjo frikë, nuk e lexuan ata kushtetutën e re që ishte kundër tyre?
E pra; derisa janë kaq të trembur, pse e votuan?
Natyrisht e votuan nga frika, se politika amerikanë i kërcënoi që “do të hapte letrat kundër tyre”.
Domethënë e votuan nga frika.
Po mirë; përderisa e votuan nga frika dhe e dinin që kjo Reformë ishte kundër tyre, pse po i revolton prapë frika dhe po i hedh drejt bllokimit të kushtetutës dhe vetë Reformës?
A a, këtu ka një gjë qesharake: nga frika votuan kushtetutën, dhe nga frika e penalizimit të tyre sipas frymës së kushtetutës; duan të bllokojnë kushtetutë në aplikim.
Por edhe këtu del një pyetje: përderisa këta njerëz u trembën dhe votuan nga frika një kushtetutë krejtësisht kundër vetes, si të mos mendohen që prapë nga frika do të heqin dorë nga bllokimi i kushtetutës?
Sigurisht që po.

E shihni se në çfarë halli kanë rrënë abusuesit e shqiptarëve?
Por më komikja këtu është që prapë do tremben, e sërish do të votojnë dhe prapë do të tremben, e sërish do të votojnë… deri në fundin e tyre.

Il.
Po pse këta politikanë të lartë shqiptarë po tregohen kaq qesharakë: kur vjen presioni votojnë dhe pastaj pendohen, revoltohen kundërshtojnë dhe tremben sërish e prapë votojnë ?
Pse këta të opozitës, edhe pse janë kundër politikës amerikane në Shqipëri, kanë frikë ta thonë?

Që të jemi të saktë, duhet të pranojmë që ky fenomeni i frikës dhe revoltës e frikës prapë, është një tezë që duhet mbrojtur në psikologjinë moderne se në fakt me anë të kësaj teze mund të provohet që klasa politike e Shqipërisë së sotme është ende shumë larg qytetërimit modern.

Prandaj pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: shoqëria shqiptare, pas përfundimit të Reformës në Drejtësi, a do të hyjë në kohën reale të shtetit demokratik modern dhe perëndimor?
Po; sigurisht që do të hyjë, se do të vendosë Drejtësinë shoqërore.

E gjithë mungesa që shqiptarët kanë në zhvillimin e tyre është rrjedhojë e padrejtësisë shoqërore që sundon në Shqipëri në 100 vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?