Spartak Ngjela: FBI ka gjetur 5 miliardë euro. Të dy politikanëve? Të presim!

Nga Spartak Ngjela.

Gjendja antikorrupsion që po vjen, po i kërcënon të gjithë liderët aktualë.

FBI, ka gjetur shumë transferta parash, me emra konkretë, nga dy banka shqiptare. Mendohet shifra prej 5 miliardë Eurosh.

I.

Si pasojë e kësaj dhe fakteve që iu paraqitën në prill të këtij viti, Berisha është mbyllur: ai duket se po pret fatin e të kapurit në korrupsion.

Basha nuk di ende ku jeton; e ka humbur dhe atë pak peshë që kish, dhe po e merr era.

Partia Demokratike humbi shansin për të përfituar influencën amerikane kur refuzoi njëriun e Uashingtonit për të qenë kryetar i saj, Eduard Selamin. Berisha në jerm, duke besuar te marrëveshja Rama – Basha mendoi që me Edi Ramën dhe kolopuçët e tij do mundte Amerikën kundër Reformës në Drejtësi.

Rama edhe pse në fillim me shpresë te Berisha dhe Basha për antireformën, po kupton që Reforma nuk bllokohet; por kjo tregoi botërisht se edhe vetë Rama është ndër të akuzuarit.

Tani doli qartë:

të tre – Saliun, Bashën dhe Ramën i kap Reforma antikorrupsion. Dhe janë bashkë.

Po ç’kanë, pse shqetësohen? Të huajt do t’i hetojnë. Asnjëanës janë të huajt, kjo dihet.

Aaa, nëse rezultojnë të korruptuar, ky është vetëm faji i tyre. Së hynë në politikë “me lugë në brez” si të babëzitur. Po tani, mos mendoni se janë të pasur, janë thjeshtë njerëz të varfër me para. Paratë do t’ua marrin; varfërinë nuk ua nget njeri.

Prandaj:

Kjo është një situatë normale – duhet të pranojnë hetimin.

Por këta të tre, brenda vorbullës së frikës po gabojnë në lidhje me partitë e tyre. Sepse, në vend të largohen që të shpëtojnë të paktën partitë nga shpërbërja; duan të shkrijnë partitë për të shpëtuar veten nga akuza.

Naivitet.

Sali ziu luftoi dhe zvarrit Reformën në Drejtësi me shumë se dy vjet.

Por fitoi gjë?

Jo, ai shkatërroi partinë e tij, por nuk e shpëtoi dot as vete dhe as familjen.

Tani të njëjtën gjë po bën Ramë ziu. Ky donte një herë të bashkohej me Saliun në qeverisje…

Por duket se i ka rrënë tani budallallëku i qeverisë së përbashkët PS – PD që të bllokonte Reformën. Dhe po vërtitet që më forcë anësore të trembë politikanët me potencë në PS, në mënyrë që, për t’i shpëtuar vetingut të politikanëve të lartë, të drejtohet nga Lindja. Njëlloj si Enver Hoxha.

Por a e bën dot? Kjo do jetë aventura e mjerë e një naivi me mendje të vogël.

Tani Rama kuptohet se mendon prapë për Bashën, por Ku? Dhe vjen vërdallë. Para dy javësh Basha i kërkoi 6 ministra. Ramës desh i pushoi zemra. Tani sikur nuk flasin.

Nuk ka ku shkojnë. Janë të mbaruar, kot shpresojnë dhe lodhen duke punuar në vakum.

Por mos do dhe Rama të sakrifikojë Partinë Socialiste për të shpëtuar veten?

Kjo varet sesa të aftë do jenë politikanët e Partisë Socialiste.

ll.

E vetmja rrugë e këtyre të tremburve nga Reforma është thënia e famshme e Dante Aligerit: Prendi la vita come ti viene- merre jetën ashtu si të vjen!

Por këta janë në panik. Dhe prandaj do shkojnë dhe për më keq. Nuk mund të bëjnë gjë.

Ndërkombëtarët i kanë marrë masat. Parlamenti nuk mund të zhbëjë dot ligjet e miratuara në funksion të Kushtetutës së re.

FBI tani po vjen prezente në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për organet e tjera të vetingut njerëzit që do t’i drejtojnë janë gati, dhe shqiptarët do të drejtohen nga ndërkombëtarët në këtë proces.

FBI i ka hetuar në një vit rresht të gjitha transfertat në bankat e dyshimta. Dhe flitet për gjetjen me emra të 5 miliardë Euro.

Të gjitha janë gjetur.

Politika shqiptare e qarqeve ministrore të dy partive të mëdha qeverisëse, në këta tre muaj që po vinë, do të bjerë në krizë morale.

Është mirë që të tre krerët: Berisha, Basha dhe Rama të japin dorëheqjen, që t’u japin mundësi partive të tyre që të mos shkojnë drejt shpërbërjes, por edhe në vend të mos krijohet një amulli e pazakontë.

lll.

Për të gjithë këtë, duhet të jemi të sigurt për një gjë: në shoqërinë shqiptare nga goditja penale e korrupsionit të niveleve të larta do të ketë një gëzim të paprovuar më parë.

Sepse shqiptarët nuk u gëzuan dot 25 vjet më parë për ndëshkimin e sjellësve të fatkeqësisë 45 vjeçare, ngaqë korrupsioni aktual me Berishën dhe ish agjentët e sigurimit i mbrojti, pikërisht se edhe vetë kishin ardhur për të abuzuar mbi shqiptarët.

Pas penalizimit të krerëve të korruptuar që janë shkaktarët direkt të gjendjes së sotme ekonomike

Shqiptarëve realisht do t’u lindë shpresa reale se edhe në vendin e tyre do të jetohet me drejtësi dhe me mirëqënie.

SHKARKO APP