Ngjela: FMN nuk jep lekë. Qeveria Rama nuk do ketë para as për rrogat

Avokat Spartak Ngjela ka postuar sot një shënim se pse u arrestua ish-ministri Ksera dhe pse FMN nuk jep lekë për rrogat.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:

E arrestoi Berisha nje ministrin e vet…!

E arrestuan ministrin e Saliut, Ksera. Komedi. Gjithçka vjen dhe ecën për të shpëtuar Saliun. A e mbani mend sesa shpesh e vizitohej ministria e Kseres nga gruaja e Saliut? Por pushteti gjyqësor është i Saliut; edhe Prokuroria gjithashtu. Atëherë, çfarë po ndodh: mos filloi Saliu të godasë vetveten? E pamundur. Çështja është që t’i dilet përpara reformës në drejtësi për të thënë se filloi Reforma Antikorrupsion. Po Ksera? Ai nuk di si të veprojë. Në fakt duhet të bëhet pentito, domethënë i penduar. Por, a e lënë prokurorët aktuale? Jo. Këtu qëndron loja: paratë i ka marrë vetëm Ksera. Por mitingjet dhe aktivitetet fals që ka bërë ministria e Kseres, kane qenë aktivitete të Partisë Demokratike. Atëherë? Natyrisht, Ksera duhet të jetë i vetëm, pa lidhje në taborin e Saliut…prandaj duhet të hetohet para se të vijë “batica”, domethënë, Reforma në Drejtësi. Por, sipas kësaj logjike, duhet të ketë edhe të tjerë ministra bashkëpunëtorë në vjedhje me Saliun. Patjetër që po. Sepse ata nuk duhet të bëhen të penduar. Ky është sekreti.

Ja, kjo është gjendja shqiptare, kur FMN nuk ia dha sot paratë Qeverisë Shqiptare. Sepse ajo nuk e ka bërë dot Reformën në Drejtësi. Por qeveria Rama nuk do kete para as për rrogat. Drejtoju popullit Rama.!..nuk ke pushtet pa drejtësi, nëse di të mendosh politikisht për gjendjen… Sepse, ne shtator të vitit 2013 Rama e quajti qeverisjen një dalje përgjah me Metën dhe me Koçon, kur unë i thashe që “pa Reformën në Drejtësi je i rrëzuar”, si edhe Nanoja.

Ja pra…kjo eshte gjendja. Por Reforma do bëhet, e kupton apo jo Rama….dhe e do apo jo Saliu. Vjedhësit janë të gjithë të identifikuar…

E vetmja rrugë e zbutur e tyre duhet të jetë PENDIMI. Dënimi I tyre është i pashmangshëm

SHKARKO APP