Spartak Ngjela: Presidenti Erdogan ra, Rama ka mbetur me brekushe!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot rezultatin e zgjedhjeve vendore në Turqi, ku partia e presidentit Rexhep Tayyp Erogan ka humbur në qytetet kryesore të vendit. Në shënimin e tij në Facebook, shprehet se osmanizimi primitiv i Erdogan ka marrë një goditje fatale nga fryma pro perendimore. Duke bërë një paralelizëm me Shqipërinë, Ngjela shton se pas rrëzimit të Erdogan, në Shqipëri ka mbetur vetëm Edi Rama me brekushet e tij.

Ra shumë keq osmanizmi primitiv i Erdoganit në Turqi. Ky i humbi dje të tre qytetet e mëdha në zgjedhjet për pushtetin vendor në Turqi.

Turqit e iluminuar të Ataturkut, perëndimorët e Ankarasë, Stambollit, Izmirit dhe qyteteve të tjerë të Turqisë moderne e zhytën osmanin e fundit primitiv të injorancës, në llumin e pimitivizmit dhe të brekusheve.

Tani ne këtu në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës. Por në të njëjtin llum do të zhyten edhe ato bashkë me të zotin”,- shkruan Ngjela në Facebook.

https://www.facebook.com/spartak.ngjela/posts/10212740661583976

SHKARKO APP