Ngjela, Veliajt:Shkuli publikisht pemët para bustit të Skenderbeut!
Avokati Spartak Ngjela i ka bërë thirrje Kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të shkulë me ceremoni pemët që kanë mbuluar monumentin e Skëndërbeut në qendër të kryeqytetit në këtë 548 vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ngjela i ka cilësuar si otomanë zyrtarët e Bashkisë në kohën e Lulzim Bashës, duke theksuar se e lanë figurën e heroit tonë kombëtar të fshehur në një pyll.
“Zoti Erjon Veliaj… Si sot, 548 vjet më parë, ù nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu…dhe filloi rrenimi historik i shoqërisë shqiptare.
Të kujtoj se Monumentin e Heroit, ne Sheshin e Tij ne Tirane, otomanët që lanë Bashkinë e Tiranës, e kanë “futur në pyll” që të mos duket.
Shkuli me ceremonial ato pemë, z. Kryetar!… se janë një turp historik…Dhe jepu mundësinë shqiptarëve të shohin Heroin e tyre që e kanë simbolin parësor të ekzistencës së Shtetit të vet.” shkruan Ngjela.