Ngjyrat e dashurisë veshin Tiranën. Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione këtë “Shën Valentin”

Edhe ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, ka menduar që të mundësojë një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë një foto këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana LOVE vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja!, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Përgjatë kësaj fundjave, sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve të vendosura aty.

https://www.instagram.com/p/B8ikorkgyYR/

SHKARKO APP