Niko Brahimaj: “I njohim klanet mafioze”. Pyetja shtrohet: Pse nuk i arrestoni?

Policia e pohon atë çka denoncoi ambasadori amerikan Lu. Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj tha se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.
“Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, – tha Niko Brahimaj në një intervistë për Top Story.
Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.
“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, – u shpreh ai.
“Zullumi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, – deklaroi ai.
Pyetja mbetet: Nëse policia i di pse nuk i arreston? Kush i bllokon arrestimet e tyre; politika apo mungesa e forcës policore? A e di policia se një pjesë e tyre janë të lidhur me deputetë, zyrtarë të lartë dhe me qeverisjen aktuale?

Si ka mundësi që një pjesë e këtyre familjeve mafioze marrin tenderime nga qeveria? Pse u jepen leje ndërtimi, sidomos në bregdet? Apo pse qeveria i la të lirë blinin vota në zgjedhje për PS? Këto familje drejtojnë edhe politikën nëpër bashki apo edhe më lart?

Janë akuza të forta të ambasadorit amerikan. Ndaj nuk duhet pritur më asnjë ditë nga ndëshkimi i klaneve mafioze dhe familjeve kriminale. Ky është kusht nga qytetarët shqiptarë dhe nga SHBA, si partneri kryesor strategjik i Shqipërisë.

SHKARKO APP