Protestë madhështore nga sheshi “Skenderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”
Dhjetra mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Numri i qytetarëve është më i madh se në protestat e tjera. Vargu i protestuesve fillon nga sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Skenderbej”. Lulzim Basha foli i vendosur për largimin e Edi Ramës si kryeministër, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore.
Ndërkohë kryeministri Rama ka ikur në Lezhë nën masa të forta sigurie. Mediat ndërkombëtare e kanë lajm kryesor protestën e cila kërkon largimin e Edi Ramës.
Pas fjalës së Lulzim Bashës protestuesit janë drejtuar drejt parlamentit.
VIDEO LIVE NGA BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT
- 65 mijë qytetarë nga rrethet vijnë në Tiranë për protestë
- Stabilokraci domethënë më pak demokraci
- ”Yjet e Europës në protestë”, mesazhet nga të rinjtë
- Policia rrethon institucionet para protestës
ORA 20:20 -Protestuesit nisen drejt Parlamentit
Pas fjalës së mbajtur në protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Gjatë fjalimit Basha u bëri thirrje protestuesve që të mos përplasen me policinë. “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”,- deklaroi Lulzim Basha.
ORA 20:15 -Mediat ndërkombëtare: Opozita në Shqipëri proteston për zgjedhje të reja parlamentare
Mediat ndërkombëtarë i kanë bërë jehonë protestës së sotme masive të opozitës. Gazeta amerikane Washingon Post shkruan se mijëra shqiptarë kanë dalë sot në shesh për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare.
ORA 20:00- Basha: Gjithë shqiptarët janë bashkuar në asamblenë e paparë dhe të padëgjuar më parë të lirisë e demokracisë
Në fjalën e mbajtur në protestës, Basha u shpreh se Edi Rama është një kufomë politike. “Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.
Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota:
Rama ik!
Gjithë sheshi thërret: Rama ik
Bashkë me rininë janë edhe profësorët, akademikët, elita e këtij vendi, të cilët janë trajtuar prej Edi Ramës si armiq të vërtetë, vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës, janë armiq të autokracisë orientale, sepse janë të dashuruar me dijen, sepse duan që dija ta çojë rininë dhe këtë komb përpara drejt Evropës, sepse nuk e mbyllin gojën, sepse nuk e ulin kokën, ndaj persekutohen, dhunohen, shantazhohen, pushohen nga puna. Ndaj në këtë vend, si në asnjë vend të Evropës, as të Azisë, as të Afrikës, 30 vite pas shembjes së komunizmit, Edi Rama asgjëson akademinë e shkencave dhe kthen karikaturën e diktaturës në krye të Akademisë së Shkencave, njësoj si në krye të Kuvendit, sepse ai vetë është një karikaturë e diktaturës, që s’ka asgjë të përbashkët me intelektin, asgjë të përbashkët me shkencën, me artin me dijen. Ndaj sot, ushton nga ky shesh në emër të çdo pedagogu dhe elitës së kombit, ushton thirrja “Rama ik””,- tha ndër të tjera kreu i PD.
Ora 19: 55-Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në protestën e opozitës
Pjesëmarrja e sotme në protestën e opozitës është me e madhe se në çdo protestës tjetër. Pamjet që vijnë nga fotografë në terren tregojnë se gjithë qendra e Tiranës është mbushur me qytetarë që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
ORA- 19:49 – Hidhet bojë në drejtim të Kryeministrisë.
ORA-19:40 – Kreu i PD, Lulzim Basha, i rrethuar nga të rinjtë e FRPD, iu bashkua qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
ORA 19:33 – Vasili: Fuqia e qytetarëve rrëzon dhe 20 si Edi Rama
“Fuqi e pafund e qytetarëve dhe hap pas nuk ka. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”
ORA 19: 30: Braimllari: Nuk e njohim fushatën e Ramës
Sekretari i LSI-së, Endrit Braimllari, nga protesta përballë kryeministrisë tha se fushata e PS është farse dhe opozita nuk do ta njohë. Në një intervistë për RTV Ora, Braimllari u shpreh se LSI-ja nuk ka bërë asnjëherë thirrje për dhunë, por janë punonjës të policisë të cilët provokojnë qytetarët.
“Ne nuk e njohim fushatën e Ramës, është një fushatë farse. Rama është i marrë fund, nuk ka antimiting i Ramës që të trembë qytetarët. LSI asnjëherë nuk ka bërë thirrje që protestat të jenë të dhunshme. Dhuna është provokuar nga punonjës civil të policisë. Provokatorë policie futen në turmë dhe provokojnë qytetarët për të dhunuar institucionet. Provokatorët janë në radhët e policisë, të futur nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. I vetmi person që kërkon të ketë dhunë është Edi Rama. Oferta dhe propozimi i opozitës është i qartë. Shkaktari i futjes në krizë është Edi Rama. Duhet të largohet Rama që të kthehet legjitimiteti i parlamentit dhe qeverisë. Rama vetë po garon dhe bllokon çdo proces. Është totalisht i tmerruar, ka mbetur vetë dhe është i rrethuar nga urrejta popullore. Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Sot është ushtruar presion nga policia për ti intimiduar. Jemi të vendosur në rrugën tonë dhe kemi mbështetjen popullore. Ky është uragan popullor. Çdo përplasje sociale ka vetëm një përgjegjës. Është Edi Rama. Opozita është e vendosur në rrugën e saj. Nuk do lejojmë të instolohet monizmi”,- tha Braimllari.
ORA 19: 25: Tubimi i 7 kombëtar i opozitës ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave ndërkombëtarë.
“Zëri i Amerikës” po transmenton direkt që nga minutat e para të grumbullimit të njerëzve tubimi. Që nga fillimi i protestave në muajin shkurt, protesta e Opozitës në Shqipëri ka marrë vëmendjen e mediave kryesore në botë, të cilat i kanë dhënë një jehonë të gjerë zhvillimeve në vend.
ORA 19: 10 – Mesazhi i të rinjve të LSI para protestës
Të rinjtë dhe të rejave e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë shpërndarë pak para protestës mesazhe apeli për bashkëmoshatarët e tyre.
Duke shkruar në duart e tyre “Shqipëria, shtëpia juaj”, të rinjtë apelojnë që gjithë qytetarët të jenë në protestë për Shqipërinë.
ORA 19:05: “Yjet e Europës në protestë”, mesazhet nga të rinjtë
Mesazhe të forta dhe të ndryshe duket se ka përzgjedhur opozita e bashkuar për protestën e 7-të kombëtare. Të rinj, të bërë rreth ndërsa në mënyrë simbolike mbajnë në duar yje në ngjyrë të verdhë ndërsa vetë kanë të veshur mushama në ngjyrë blu, ngjyrat simbol të flamurit të Bashkimit Europian. Gjithashtu opozita lëshoi drejt qiellit tullumbace ngjyrë të bardhe, ku shkruhet “IK”, kërkesë kjo e opozitës së bashkuar për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.
VIDEO/ Banorët e Astir drejt Kryeministrisë