Shqiptarët zbresin në shesh kundër qeverisë. Basha: Fundi i Ramës po vjen
Ka nisur protesta kombëtare e opozitës. Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur, si asnjëherë tjetër më parë, para godinës së Kryeministrisë. Qytetarët kanë sfiduar reshjet e shitur dhe janë mbledhur në mënyrë masive për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke qenë se moti sot është i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, PD ka shpërndara çadra me mbishkrimin “Rama ik”. Kjo është një tjetër simbolike e përdorur nga opozita, në shenjë proteste kundër kryeministrit Rama. Ndërsa fermerët kanë marrë me vende bidona me qumësht. Pjesëmarrja është edhe më e madhe sesa ajo e datës 16 shkurt, që u vlerësua për pjesëmarrjen masive.
Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar protestës së opozitës rreth 18:30 minuta. Basha u shpreh se ky është një bashkim që nuk është parë më parë, duke paralajmëruar se askush dhe asgjë nuk do ti ndalë shqiptarët. “Ka rrethuar kryeministrinë si kurrë më parë sonte. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë dhe të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Më të vendosur e më të vendosur se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar më parë, me këtë bashkim zemrash e mendjesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, për bandën e korrupsionit të paparë që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një qeveri kaq barbare ndaj popullit të tij”, shprehet Basha.
Në emër të të gjitha partive politike në koalicionin opozitar, Basha ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me të korruptuarit, sikurse në majin e 2017-tës.
“Që sot e tutje ju (qeveria) nuk jeni më shteti, por antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Nuk jeni drejtësia, por padrejtësia. Që sot sovrani i derdhur në këtë shesh është ligji, drejtësia dhe shteti. Vëllezër dhe motra, kjo protestë e 9-ta në 8 janë është prova pse Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar. Banda e Ramës që është pasuruar me djersën tuaj duan t’ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, por thjeshtë një betejë e radhës që do zgjidhet me marrëveshjen e radhës. Dua të deklaroj sot me zërin tim në emër të të gjithë opozitës se nuk do të ketë marrëveshje. Nuk jemi këtu për kalkulime elektorale, por për ju, pavarësisht bindjeve politike”,- deklaroi Basha në fjalën e tij.
Ndërkohë me qindra efektivë policie kanë zënë pozicionet rreth godinës. Bëhet e ditur se për sigurinë e kësaj proteste janë të angazhuar mbi 1500 forca policore.
“Euronews” transmeton Live protestën e opozitës
Protesta e sotme e opozitës ka jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, disa nga mediat më të njohura në botë, po e transmetojnë “LIVE” protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
“Protesta e së shtunës është e 9 -ta që prej 16 shkurtit. Opozita shqiptare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një qeverie trazitore”, shkruan “Euronews”.
VIDEO/Nis protesta e opozitës
https://www.facebook.com/kohajone/videos/271923270423188/
Mediat e huaja mbrrijnë në Tiranë
Protesta e sotme e opozitës dhe zhvillimet në Tiranë po ndiqen më vëmendje nga mediat ndërkombëtarë. Rrjete prestigjioze televizive, si dhe agjenci ndërkombëtarë te lajmeve, kanë dërguar sot në Tiranë ekipe xhirimi dhe të dërguar special për të mbuluar protestën para godinës së Kryeministrisë. Veç korrespodentëve që disa agjenci kanë në Tiranë, redaksitë respektive e kanë vlerësuar të nevojshme që në Shqipëri të kenë dhe grupe gazetarësh për të ndjekur zhvillimet.
Një interes i tillë i mediave ndërkombëtare që mbulojnë ngjarje në zonat më të nxehta të globit është i pazakontë për një vend si Shqipëria. Duket se informacionet që vijnë nga agjencitë e specializuara për rajonin, kanë parashikuar zhvillime interesante për situatën në Shqipëri dhe sidomos protestën e paralajmëruar sot nga opozitë në Tiranë.
Për opozitën, prania e ekipeve të xhirimit të stacioneve më të mëdha mediatike në botë është një mundësi më shumë për të shfaqur problemet që ka sot Shqipëria me keqqeverisjen.
Protestat e fundit të opozitës janë ndjekur me interes nga media ndërkombëtare: Fox News, BBC, Euro News, ZDF, Daliy Mail, New York Times dhe shumë e shumë të tjera.
Shifrat e protestuesve
Durrësi – 6 mijë protestues
Shkodra – 6 mijë protestues
Dibra – 3 mijë protestues
Elbasani – 2500 protestues
Vlora – 2 mijë protestues
Korça – 2 mijë protestues
Kukësi – 2 mijë protestues
Lezha – 2 mijë protestues
Fieri – 1500 protestues
Berati-1500 protestues.
Lexoni edhe…
- Pse duhet të dalim sot të gjithë në protestë?
- Intelektualët, thirrje qytetarëve: Sot të gjithë duhet të jemi në shesh!
- Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë
- “Cunami po afrohet”, mesazhi i Berishës para protestës
- Populli nuk ka bukë, qeveria dhe banda merr 10 milionë euro në Rinas
- Sot, ora 18:00, opozita ka thërritur popullin para Kryeministrisë
- Ikën prapë jashtë shtetit, kryeministri Rama
- Balliu: Sot ka revoltë, shqiptarët marrin në dorë fatet e vendit
- Nisen mbi 2000 vlonjatë në Tiranë. Bëhen gati mijëra qytetarë në Kukës
- Vokshi thirrje grave: Sot të gjitha në shesh