Presidenti Nishani mund të mos e firmos dekretin e emërimit të Ahmetaj
Sot Presidenti Nishani firmosi dekretin për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, por nuk firmosi emërimin e tij me dekret siç e kërkon Kushtetuta,sipas kerkesës së kryeministrit Rama. Informaconet thonë, ndonëse nuk donin të jepnin emrin për shtypin, se Presidenti Nishani ka mundësi të mos e firmos dekretin e emërimit të Arben Ahmetaj në krye të financave, ndërsa do të firmos atë të Milva Ekonomi si ministre e Ekonomisë.
Nëse ndodh sipas burimit presidencial atëhere priten të ndizen edhe me tepër sherret mes kryeministrit dhe Presidentit, të cilat kulmuan para dy ditëve për daljen e Presidentit Nishani në pritjen e Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry. Presidenti Nishani ka deshmuar se nuk don t’ia dijë për asnjë presion qeveritar apo politik dhe ka deklaruar se zbaton vetëm Kushtetutën.
Po sot lideri i opozitës bëri akuza të forta ndaj Arben Ahmetaj për korrupsion. Ndërkohë që Arben Ahmetaj sipas analistëve mbetet njeriu më besnik i Kryeministrit Rama dhe nga ministrat më praktik të kabinetit.