Një akt i admirueshëm i Kryeministrit Rama për fëmijët nën moshën 15 vjeç
Kryeministri Rama po bën një veprim shumë të mirë për të mbrojtur fëmijët. Në çdo pikë si qendra interneti apo cafe-internet gjen fëmijë nën moshën 15 vjeç. Shikojnë gjithçka, edhe porno , edhe lojëra të rrezikshme për moshën e tyre. Pronarët e pikave turren drejt fitimit dhe i lejojnë. Projektligji i ri nuk i lejon më. Kushdo që kapet nën moshën 15 vjeç bllokohet pika ose gjobitet rëndë pronari i pikës së internetit.
Qeveria, me mbështetjen edhe të disa organizatave të shoqërisë civile që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shumë shpejt pritet të paraqes në Kuvend një projektligj të ri, i cili do të synojë minizimin e rrisqeve sa i përket ekspozimit të fëmijëve ndaj internetit. Projektligji në fjalë synon që të shtrëngojë masat sa i përket përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve deri në moshën 15 vjeç në pikat publike të internetit. Sipas këtij projektligji, të gjitha pikat e internetit do të jenë të detyruara që të mos lejojnë fëmijë deri në moshën 15 vjeç që të frekuentojnë pikat në fjalë, nëse nuk janë të shoqëruar nga prindërit. Projektligji që pritet të dërgohet në Kuvend do t’u nënshtrohet thuajse të njëjtave rregulla mbi të cilat operojnë edhe një sërë pikash bastes apo kazinosh. Por a do të mjaftohet vetëm me këtë masë shtrënguese? Javanews ka mësuar se nga shoqëria civile janë bërë edhe disa propozime shtesë, të cilat synojnë kufizimin e lundrimit të fëmijëve në internet edhe nëpërmjet aparateve celularë. Shumë numëra celularë rezultojnë të regjistruar në emra fëmijësh nga ana e familjarëve të tyre. Propozimi i shoqërisë civile është që për ata numëra celularësh që rezultojnë se i kanë në përdorim fëmijë në moshë deri në 15 vjeç, aksesi në internet të jetë i kufizuar në momentin kur bëhet abonimi, si kur ata e bëjnë vetë abonimin apo kur e bëjnë familjarët e tyre.
Situata problematike
Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Në relacionin shoqërues evidentohet fakti se shpesh, interneti është i dobishëm për fëmijët pasi ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja. Por njëkohësisht ata janë të ekspozuar edhe nga një sërë risqesh që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Në internet, fëmijët gjithnjë e më shumë janë në kontakt me informacione apo fotografi shqetësuese. Përpos kësaj ata shpesh naivisht pranojnë apo shkëmbejnë fjalë që mund ta vënë në rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve (sajber), apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues (cyberbullies), të cilët do të përpiqen t’i trembin apo ti turpërojnë. Fëmijët pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë, hiqen se janë moshatarë të tyre, apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt. Ndonëse ka shumë rreziqe në relacion nënvizohet se do të ishte gabim që interneti tu ndalohej tërësisht fëmijëve. Por marrja e disa masave kufizuese, sidomos në ambientet publike të internetit, ku fëmijët mësë shumti i frekuentojnë për t’iu shmangur kontrollit familjar vlerësohet si një hap shumë produktiv.
Përmbajtje shqetësuese për fëmijë:
Pornografi dhe materiale seksuale
Fotografi të frikshme të personave të vrarë apo të lënduar rëndë
Urrejtje
Drogë
Armë dhe dhunë
Të dhëna dhe informacione të pasakta
Të dhëna nga studimet
Një hulumtim i kryer me adoleshentë nga mosha 15 deri në 24 vjet ka treguar se 59% e tyre mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për atë.
12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike.
90% e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjet kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht.
Mosha mesatare kur fëmijët për herë të parë hasin pornografi në internet është 11 vjeç.
Më shumë pornografi në internet konsumohet në moshën prej 12 deri në 17 vjeç.
Industria pornografike në internet tregon se 20-30% të qarkullimit në sajte të tilla e realizojnë fëmijët.
Në ditë dërgohen 2.5 miliarda mesazhe e-mail pornografike.
26 emra të karaktereve për fëmijë (pokemon, ekshënmen etj.) çojnë në mijëra pornosajte.
27% e fëmijëve prej moshës 7 deri në 17 vjeç, do ta jepnin lirisht adresën e vet të shtëpisë nëpërmjet internetit, kurse 14% adresën e vet të e-mailit.
40% e adoleshentëve kanë lënë informacione personale në internet që të tjerët të mund t’i kontaktojnë.
Një në pesë fëmijë që përdorin “dhoma për bisedë” janë kontaktuar nga pedofili online.
Dy nga pesë pengëmarrje të viktimave prej 15 deri në 17 vjeç kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të internetit.
76% e rasteve të eksploatimit seksual të iniciuar nëpërmjet internetit kanë qenë fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeç. 75% kanë qenë vajza. Shumica e rasteve kanë vazhduar me takim të drejtpërdrejtë, kurse në 93% të këtyre takimeve ka pasur seks të paligjshëm.
Gjatë një viti, mesatarisht, një nga pesë fëmijë kanë marrë propozim seksual nëpërmjet internetit, kurse vetëm 25% e tyre u kanë treguar prindërve të vet për këtë gjë. 89% e të gjitha kërkesave seksuale janë realizuar nëpërmjet “dhomave për bisedë” apo mesazheve instant.