Një arsye pse duhen shtyrë zgjedhjet
Ditën e sotme ambasadori i OSBE dhe më pas kryeministri deklaruan se data e zgjedhjeve vendore, 30 qershor, nuk mund të shtyhet. Ndërkohë dhjetëra parti të opozitës firmosën sot një deklaratë ku kërkonin pikërisht krijimin e një qeverie tranzitore dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.
Por në raste të tilla rëndësi ka dhe precedenti. Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës shty me një sondazh online Ditën e Verës, me argumentin se do binte shi dhe nuk mund të kryheshin aktivitete. Qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale, i kujtojnë qeverisë dhe kryeministrit, pikërisht këtë shembull.