Një avion merr zjarr, një tjetër rrëshqet mes zjarrit dhe tjetri goditet. 217 të vdekur në fundvit. Ç’po ndodh me avionët?
Ky fundviti po sjell lajme të këqija nga bota e avionëve.
Një tjetër aksident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, kësaj radhe në Kanada. Një aeroplan i “Air Canada” ka rrëshqitur në pistë dhe ka marrë flakë në aeroportin e Halifax-it.
Një avion merr zjarr, një tjetër rrëshqet mes zjarrit dhe tjetri goditet. 217 të vdekur në fundviti. Ç’po ndodh me avionët?
Incidenti në Kanada vjen vetëm disa orë pasi një Boeing 737 mori flakë në ulje në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 179 personave. Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa, nga të cilët vetëm dy persona mbijetuan.
Po kështu avioni me pasagjerë i Azerbaijan Airlines që po fluturonte nga Bakuja e Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi më 25 dhjetor, kur ndryshoi rrugën dhe u rrëzua në Kazakistan, duke lënë të vrarë 38 nga 67 personat që ishin në bord.
Ndërsa një avion që ishte nisur dje nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, reagoi duke thënë se shkak është bërë një problem teknik.
“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.
Pra 217 të vdekur pothuaj brenda një jave në këtë fundviti!